Zbulohen të dhënat tronditëse: 1500 dollarë në muaj për t’u bërë mercenar në luftën Armeni-Azerbajxhan

16 Tetor 2020, 11:03Bota TEMA

CNN ka gjetur dëshmi të tjera që vërtetojnë se luftëtarë të forcave rebele siriane po rekrutohen për të luftuar si mercenarë në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për territorin e Nagorno-Karabakh.

CNN foli me një shtetas sirian i cili ishte nisur nga Siria për në Azerbajxhan. Ai tha se ishte pjesë e një fraksioni të Ushtrisë Kombëtare Siriane, që mbështetet nga Turqia dhe pranoi se pas ftesës së komandantit, 90% e ushtarëve kishin pranuar.

“Na thanë që do të na japin 1500 dollarë në muaj. Kemi kontrata tremujore dhe rrogën do ta marrim çdo muaj”, tha ushtari, i cili preferoi të mos jepte emrin e vërtetë, në një komunikim me CNN përmes Whatsapp.

Ai shtoi se nuk kishte informacion se kush paguante, por paratë do t’i merrte në dorë nga komandanti i njësisë së tij.

Sipas dëshmisë, ushtarët mblidhen në zonën Havar Kilis pranë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë, për t’u transportuar më pas drejt Azerbajxhanit. Deri tani, numri i sirianëve të rekrutuar, tha ai, ishte rreth 1000.

CNN kontaktoi me qeverinë turke për të pyetur nëse është e përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve sirianë, por Ministria e Jashtme i quajti pretendime të pabaza.

Edhe Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit mohoi që të ketë shtetas sirianë në territorin e saj dhe tha se pas këtij lajmi qëndron Armenia./a2cnn

2 komente në “Zbulohen të dhënat tronditëse: 1500 dollarë në muaj për t’u bërë mercenar në luftën Armeni-Azerbajxhan”

  1. zoro says:

    emri i ketij islamisti eshte SPARTAK NGJELA ka vajte te mari ca para se kanalet televizive nuk paguajne vetem i jan per te ngrene dreke dhe darke ne mengjes vetem kulac specialitet i EDUSH RAMALLAH ERDOKARIT

  2. Kim été says:

    Ka nga ata që as një kacidhe s’kan fituar pasi bombardimi i ka nisur ne boten tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje