Italia rikthen masat drastike, mbyllen shkollat dhe universitetet

15 Tetor 2020, 22:25Bota TEMA

Shtimi i ndjeshëm i rasteve me koronavirus në ditët e fundit ka bërë që një nga rajonet më të goditura të Italisë, ai i Kampanjës të rikthejë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Presidenti i rajonit, Vicenzo de Luca, i detyruar dhe nga shifrat e infektimeve, vendosi të mbyllë deri më 30 tetor të gjithë aktivitetin shkollor në Kampanja.

Kështu sipas kësaj mase do të ndalohet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme deri në fund të muajit, pezullohen gjithashtu aktivitetet didaktike dhe mësimi do të kalojë online.

Në urdhrin e ri të presidentit të rajonit përfshihet gjithashtu dhe ndalimi i festave, ceremonitë fetare në vende publike të hapura e të mbyllura dhe grumbullimet në banesa.

1 komente në “Italia rikthen masat drastike, mbyllen shkollat dhe universitetet”

  1. Julia says:

    O gazetar ju qifte kina nenen qe beni terror informacioni, ne shkrim ke titulluar Italia mbyll shkollat, po aty flitet vetem per rajonin e Campanias dhe jo per te gjithe italine, prandaj jeni Kazan lajmesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje