OBSH: Zhvillimi i situatës në Europë nga COVID-19 shumë shqetësues

15 Tetor 2020, 16:08Bota TEMA

Zhvillimi i pandemisë së COVID-19 në Europë është shumë shqetësues, edhe pse situata nuk është e ngjashme me atë të mars-prillit, theksoi sot dega europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Numri i rasteve ditore është rritur, pranimet në spital gjithashtu. COVID-19 është tashmë shkaku i pestë i vdekjeve dhe pragu prej 1 000 të vdekur në ditë është arritur”, konfirmoi drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge, në një konferencë shtypi në internet.

“Nëse ne regjistrojmë dy apo tre herë raste në ditë në raport me pikun e prillit, ne do të kemi pesë herë më shumë të vdekur”, nënvizoi ai duke këmbëngulur në rëndësinë e masave të reja që do të merren në mbarë Europën për të ndaluar transmetimin e virusit.

“Këto janë përgjigjet e duhura dhe të domosdoshme për ato që na tregojnë të dhënat: transmetimi dhe burimet e kontaminimit ndodhin në shtëpitë dhe vendet e mbyllura publike dhe te njerëzit që nuk respektojnë masat e vetëmbrojtjes”, theksoi Kluge.

Zona e OBSH-së në Europë, e cila përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë, ka më shumë se 7,25 milionë raste zyrtare dhe gati 250 000 vdekje të lidhura me virusin, sipas të dhënave të organizatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje