FOTOT: Konflikti dyjavor brutal Armeni-Azerbajxhan

15 Tetor 2020, 14:10Bota TEMA
FOTOT: Konflikti dyjavor brutal Armeni-Azerbajxhan

Predha të pashpërthyera në mes të rrugës, civilë të strehuar nëpër bunkerë, mijëra qytetarë pa drita dhe tragjedia më e madhe, qindra jetë të humbura.

Shpërthimi si asnjëherë më parë që prej viteve ’90 i konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nagorno-Karabakhut ka ndezur edhe njëherë debatin mbi status quo-në e kësaj zone, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por de fakto kontrollohet nga armenët.

Në këto imazhe shfaqet jeta e përditshme e atyre që e vuajnë më shumë këtë përplasje; civilët.

Vazhdimisht nën frikën e bombardimeve në të dyja anët e vijës ndarëse të konfliktit dhe në gatishmëri për t’u strehuar në bunkerë në momentin e rënies së sirenave të alarmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje