Rusia regjistron vaksinën e dytë, pas ‘Sputnik V’, rreth 100 vullnetarë morën pjesë në provat klinike

15 Tetor 2020, 12:54Bota TEMA

Ndërsa shumë shtete evropiane po raportojnë për një rritje të rasteve të reja me coronavirus, Rusia bën me dije se ka regjistruar vaksinën e dytë ndaj COVID-19.

Lajmi është bërë me dije nga shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

Rreth 100 vullnetarë morën pjesë në provat klinike të vaksinës, ndërsa zyrtarët bën me dije se kjo vaksinë ka një nivel të lartë sigurie dhe efikasitet imunologjik.

Rusia regjistroi vaksinën e parë në botë kundër coronavirusit në fillim të gushtit, të quajtur ‘Sputnik V’, që u emërua në bazë të satelitit hapësinor të lëshuar nga Moska në 1957.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje