Presidentja e KE sërish në karantinë, një anëtare e stafit të saj doli pozitive me COVID-19

15 Tetor 2020, 17:04Bota TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është vetëkarantinuar sërish, sepse një anëtare e zyrës së saj doli pozitive për COVID-19.

“Unë vetë kam rezultuar negative”, shkroi ajo në Twitter.

“Megjithatë, si masë paraprake, unë po largohem menjëherë nga Këshilli Europian për t’u vetëkarantinuar”, shtoi ajo.

Kreu i ekzekutivit të BE-së sapo kishte mbërritur në një takim të 27 udhëheqësve të BE-së, që filloi pasdite, pak para njoftimit të von der Leyen-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje