Përballimi i pandemisë, policia franceze kontroll banesës së ministrit të Shëndetësisë

15 Tetor 2020, 21:55Bota TEMA

Policia franceze kontrolloi shtëpitë e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe shëndetësisë si pjesë e një hetimi për mënyrën se si është përballuar pandemia e koronavirusit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në orët e para të mëngjesit ishin dhe banesat e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran dhe shefit të agjencisë së shëndetit publik, Jerome Salomon.

Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë kanë filluar pasi familjarët e viktimave të koronavirusit akuzojnë qeverinë për mënyrën e përballimit të pandemisë dhe reagimit të saj të ngadaltë ndaj situatës së krijuar.

Sipas mediave franceze pjesë e këtij hetimi janë dhe kryeministri Jean Castex dhe paraardhësi i tij Edouard Philippe si dhe ish ministrja e Shëndetësisë, Agnès Buzyn.

2 komente në “Përballimi i pandemisë, policia franceze kontroll banesës së ministrit të Shëndetësisë”

  1. Ja shteti për të cilin më qan zemra ime shqiptare says:

    Ku janë atë që krahasoheshin për mbyllje me Francën etj
    Po merrni modelin e Francës për maskën merrni edhe këtë !!!

  2. Eri says:

    Po te kontrollojne shtepine e Mikronit do te gjejne toy-sex.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje