Sulm i dyshuar terrorist me prerje koke në periferi të Parisit

16 Tetor 2020, 20:11Bota TEMA

Prokurorët francezë anti-terror thanë sot se po hetojnë një sulm të dyshuar terrorist gjatë të cilit një njeri vdiq me prerje koke, ndërsa sulmuesi u qëllua dhe u neutralizua nga policia.

Sulmi ndodhi rreth orës 17.00 pranë shkollës Conflans Saint-Honorine, në perëndim të kryeqytetit francez.
Prokurorët thanë se po e trajtojnë incidentin si një “vrasje e lidhur me një organizatë terroriste.”

Policia kishte ardhur në skenë kur u njoftua për një njeri të dyshimtë që sillej rreth shkollës.

Më pas rreth 200 metra më larg ata kishin gjetur njeriun e vdekur dhe panë të dyshuarin që i kërcënonte me një armë të ftohtë në formë thike.

Oficerët kishin hapur zjarr ndaj tij duke e plagosur rëndë, thanë autoritetet.

Skena u rrethuar dhe xhenierët anti-bombë u dislokuan, ndërsa autoritetet thanë se zyrtarë të lartë janë vënë në dijeni.
Hetimet vazhdojnë.

2 komente në “Sulm i dyshuar terrorist me prerje koke në periferi të Parisit”

  1. Beni says:

    Parisi dhe Franca e meritojne te perballen me te tilla situata kur dihet historikisht se ata e kane nisur kete lloj valleje

  2. taso kume says:

    Vasjet ne çdo kohe jane te denushme si krim pavarsishte se per politike ,per fen per motive te dobeta etj ,por FRANCA e kerkon vete dhe se jane bere pike goditje te fanatikeve,prape nen flamurin e demokracise shajne pa kriter fene e te tjereve duke i hedhur benzine luftes fetare ,fanatike te çmendur ka nga te gjtha fete dhe sekte fetare,si p,sh,m ne japoni hodhen substanca kimike ne tren ,ose kristjani brevnik vrau njeqind e ca persona ,ose kristjani tjeter ne australi vrau mbi 60 vete ,dhe keta te çmendurit mysliman nuk kursejn njeri per allaun,jemi ne shekullin e bshkjeteses me te gjithe popujt pa dallim feje,duhet respektuar ne radhe te para njeriu dhe me pase feja qe kultivon,prandaj them me larte nuk shahet PAPA, KRISHTI ,MUHAMETI,BUDA,E DALAI LAMA NUK RITET NUMRI I SHITJES SE GAZETES DUKE SHARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje