Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G nga shitës të pabesueshëm

16 Tetor 2020, 14:40Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha sot se Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm dhe se ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre.

Ai e bëri këtë njoftim në një postim në llogarinë e tij në facebook duke theksuar se ka pritur në takim përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, “si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, me të cilët kemi biseduar për rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ruajtjen e rendit publik, ruajtjen e kufirit shtetëror, për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale”.

Zotimi për një gjë të tillë është pjesë e dakordimit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar më 4 shtator në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, ku të dyja vendet janë zotuar se do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm.

Çfarë përmban marrëveshja?

Në tekstin e marrëveshjes thuhet se palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë”, të nënshkruar më 14 shkurt të këtij viti. Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për hekurudhën Beograd-Prishtinë të nënshkruar po atë ditë.

Më tej theksohet se palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në Adriatik.

osova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare amerikane për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të jetësuar: Autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdarë, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj.

Po ashtu palët janë zotuar se do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar në Merdarë.

Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet prej saj.

Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në tekstin e marrëveshjes thuhet mes tjerash se të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit

Po ashtu palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e objekteve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të zhdukur. Palët angazhohen që të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë atë.

Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e asaj organizate dhe veprimtaritë financiare nën juridiksionin e tyre.

Kosova, thuhet në tekstin e marrëveshjes, pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për tërheqje e njohjeve për Kosovën dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Të tekstin e marrëveshjes thuhet se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin, ndërsa Serbia do të zhvendos ambasadën e saj në Jerusalem.

Rrjeti 5G ka tensionuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Qeveria amerikane po lobon në Evropë për të përjashtuar kompaninë kineze të telefonisë mobile Huawei nga planet e rrjetit 5G duke e cilësuar si rrezik për sigurinë.

1 komente në “Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G nga shitës të pabesueshëm”

  1. Erdogan says:

    Kjo marreveshje behet vetem per cifutet qe po “torturohen” nga Palestinezet.
    Po pronat e te ashtuquajtureve Shqiptareve dhe Grekeve ne Stamboll dhe ne te gjithe Turqine kur do “mendoni” zoti President i cifuteve?
    Nuk e kuptoj pse Agia Sofia e ndertuar nga Perandore Ilyre Iustiniani e kthyer ne Xhami dhe servilet Shqiptare kundrejt Sulltanit Erdogan nuk reagojne!
    A nuk eshte prona e Shqiptareve te Vertete qe nuk u turqizuan keto prona ne qofte se pretendojne qe kane njefare Identiteti,Kulture,Nderi,Dignyteti?
    Xhamite nuk jane te Allahut por jane pushtim i Osmaneve.
    Kush beson se Krishterimi ne Ameriken Veriore dhe Latine dhe Islami ne Kostantinopol jane “Njerez te Zotit” dhe jo pjese e pandare e krimeve pushtuese dhe colonizimeve, jane thjesht Idiote dhe e Meritojne te jene skllever te fatit te tyre.
    Nuk e kuptoj kush jane Ilyret dhe Epirotet e Vertete,Heronjte e Revolucionit Greke Arvanitas qe luftuan kunder Turqise apo Ismail Bej Vlora,Frashellinjte etj qe luftuan per Turqine?
    Eshte fakt historik i padiskutueshem qe te ashtuquajturit Rilindas muslimane nuk menduan per ndonje Albania pir shkuan ne Stamboll te luftojne kunder atyre qe u ngriten per tu cliruar nga barbaret Osmane.
    Cfare deshte Ismail Bej Vlora ne Liban api Liby kur “vellezerit” e Ismailit dhe Marin Memes” Arvanitasit luftuan dhe derdhen gjakun kundet pushtimit Osman?
    Kjo do te thote qe ishin dy popuj.
    Kush ishte Orthodhoks ishte Epirote Greke dhe kush ishte myslimane ishte kthyer ne turk.
    Kush i pengon Epirotet e Kastriotit ta quajne Stambollin turk ne Kostantinopol ashtu sic quhej para Osmaneve?
    A nuk jemi Ilyre dhe Perandori Kostantini ishte Ilyre?
    “Kush” e pengon te Nderohet kjo figure historike boterore Ilyre?
    Apo nuk ka Cmim “Nobel” nga fashistet dhe nuk luftoi per Indine!
    Ngrihuni o pula “Ilyre apo Pellazge” ju kane te pushtuar servilat e Sulltanit ne nje identitet falls te quajture Arnautia,Arvania,Albania.
    Cdo emertim para turk e ndryshuat si Epidhamnos ne Durres,Agi Saranda ne Sarande,Shen Gjijin nuk e ndryshuat se eshte katolike,Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi latinisht,Moskopolis ne Voskopoje,Argjirokastros ne Gjirokaster,Bylis ne Ballsh,Buthrotos i lashte ne Butrint,Karavo-stasi (Stacion varkash greqisht) ne Karavasta,Emathia ne Mat,Antipatra ne Berat turqisht.
    Kurse El-basanin e pagezuar nga Sulltani qe i ndroj emertimin e meparshem nuk e ndryshuat.
    Kush kujton se ky Pashallek eshte i “Pavarur” nga Turqia eshte thjesht Idiot.
    Nuk mund te ishte ndryshe,se ata qe nuk u turqizuan si Arvanitasit p.sh luftuan per Epirin e Kastriotit,per Greqine pa Xhamija;pa Medrese,pa shkolla turke etj kurse Ismail Bej Vlora,Frashellinjte etj qe nuk donin te binte Turqia shkuan dhe luftuan per ate.
    Thhesht ishin turq.
    Kjo fatkeqesisht vazhdon me Identitetin e nje Shteti te “pavarur” dhe vellon e Arnautise,Arvanise,Albanise.
    Tradhetiaret dhe spiunet (traitor and spy) nuk kane brire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje