Rriten rastet me COVID-19 në vendin më pak të prekur në Europë. “Rrezik” rezidenca e Papës

17 Tetor 2020, 14:43Bota TEMA

Një rast i ri me COVID – 19 është regjistruar në Vatikan. Kësaj here rasti shënohet në “Santa Marta”, rezidencën e Papës.

“Pacienti, aktualisht asimptomatik, u vendos në izolim, ashtu si ata që ranë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dhe u larguan përkohësisht nga Casa Santa Marta, ku ai zakonisht banon” raporton drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

“Dispozitat e lëshuara nga Selia e Shenjtë dhe nga Guvernatori i Shtetit të Qytetit të Vatikanit vazhdojnë të vëzhgohen dhe shëndeti i të gjithë banorëve të Domus monitorohet vazhdimisht. Ditët e fundit, 11 infeksione u gjetën gjithashtu ndër rojet zviceranë në Vatikan ” siguroi Bruni.

Vatikani është vendi i fundit në Europë për nga rastet e prekura nga COVID – 19, me një diferencë të ndjeshme nga shtetet e tjera, me një total prej 26 rastesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje