Balla: Basha, një gjobvënës ndaj bizneseve. Bashkohem vetëm në një pikë me të, kur betohej se do dërgojë LSI-në për skrap

19 Tetor 2020, 18:46Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar publikisht Lulzim Bashës se vendos gjoba ndaj bizneseve.

Balla deklaroi në studion e emisionit “Top Talk”, se Lulzim Basha i ka vendosur gjobë një biznesi dhe në këmbim ka marrë zyra për kunatin e tij.

Ndërkohë, lidhur me debatin e ditëve të fundit për incineratorët, deputeti deklaroi se kjo nuk është çështje parimore e Bashës, pasi në vendin e plehrave që më parë mbysnin Elbasanin, tanimë ka një park të madh.

“Shqipëria sot nuk ka një opozitë për fatin e keq. Pse nuk ka? Ju keni një kryetar opozite, unë me të vërtetë thash kishte të drejtë të dërgonte LSI-në për skrap, por në fakt ai para se të dërgojë LSI-në për skrap ka dërguar partinë e tij.

Një parti, e cila është kthyer në një gjobëvënie e sipërmarrjeve të caktuara. Unë jam deputeti i Elbasanit dhe po iu them me përgjegjshmëri të plotë, në Elbasan falë qeverisë dhe bashkëqeverisjes së asaj, kohe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, 2013-2017, ne kemi ngritur objektin e parë të teknologjisë më të lartë evropiane sot të përpunimit të mbetjeve urbane, i cili prodhon energji elektrike.

Në një televizion, i cili natën në emisionet e darkës transmeton sipas tyre nuk prodhon energji elektrike, dhe ndërkohë ditën bën reportazhe për teknologjinë e lartë atje, unë po ju them është keqardhje shumë e madhe. Partia Demokratike është kthyer në një organizatë gjobvënëse e kryesuar nga Luzim Basha, i cili i vë gjobë një biznesi që ka një autostradë dhe në dëmshpërblim të saj merr zyra për kunatin. I vendos gjobë që merr pjesë në tenderat publikë të shitjes së makinave dhe menjëherë më pas merr vilat nga ai biznes.

Edhe kjo përpjekje me kompanitë e incineratorëve nuk e di sa janë të përfshira në këtë biznes janë gjobëvënie. Lulzim Basha, këtë sulm ndaj incineratorëve nuk e ka për parim, sepse ç’parim mund të kesh kur plehrat mbysin Elbasanin, tymi digjte dhe shkaktonte kancer në Elbasan dhe sot në vend të atyre plehrave kemi një park ku të rinjtë dhe të reja shkojnë atje”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje