Një përgjigje për Yllin e mbërtheckave

19 Tetor 2020, 17:27Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

‘Argumenti’ i vetëm i Ylli Pangos në reagimin e tij toksik mbi investigimin rreth skandalit të Ilir Metës me dhënien e nështetësive, ishte theksimi i mbiemrit tim, duke i hequr dhe shtuar prapashtesa, si të ishin mbërthecka!

Pjesa tjetër përmban të pavërteta banale dhe fyese, nuk e di nëse nga padija, pija, ligësia, turbullirat e brendshme apo që ta fusë Meta në listat e LSI-së.

I nderuar, Z. Pango! Unë këtë mbiemër kam të trashëguar prej shekujsh, shumë i përhapur në Veri të Shqipërisë. Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend ta ndryshoj, siç mund të keni ndryshuar ju partitë, pasi nuk vuaj nga komplekse sinonimesh dhe për më tepër mendoj se mbiemri nuk mund të shërbejë si bazë vlerësimi apo gjykimi nga njerëzit normalë.

Po le të ndalemi tek pretendimet në reagimin tuaj.

Ju më konsideroni pjesë të një sulmi të pretenduar të gazetës TemA ndaj gruas tuaj, për t’ju goditur juve. Kjo është e pavërtetë. Unë punoj vetëm për Report TV dhe Shqiptarja.com. Kam bërë një investigim normal mbi mekanizimin e dhënies së nështetësive nga presidenti Ilir Meta. Gjatë verifikimeve kam dëgjuar për herë të parë për emrin e saj.

Që në krye ju e shpallni shpifje investigimin, ku mes 382 emrave, përmendet edhe emri i bashkëshortes tuaj, e cila ka fituar nënshtetësinë me procedurën VIP. Nuk ka bord gazetarësh dhe etike, gjykatë kombëtare dhe ndërkombëtare që certifikon si shpifje një raportim bazuar vetëm në fakte dhe pa përzierje emocionale. Jam trajnuar me qindra mijëra orë për këtë punë.

Faktet janë këto: Gruaja juaj e ka fituar nënshtetësinë shqiptare bazuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë të vitit 1998. Sipas kësaj pike, e fitojnë shtetësinë ata që nuk plotësojnë kushtet ligjore, por që përbëjnë interes kombëtar (lexoje ligjin).

Pra, e vërteta është se zonja nënshtetësinë e ka fituar në këtë formë.

A përbën gruaja juaj interes kombëtar?!

Nëse po, cili autoritet e ka shpallur të tillë dhe për çfarë veprimtarie?

E ka shpallur Ilir Meta me kokën e tij, i cili ka mbajtur fjalim edhe për nder të Klement Balilit?

Ju thoni se i plotësonte kushtet. Unë jam i prirur ta besoj këtë dhe kam bindjen se zonja e meritonte shtetësinë shqiptare prej vitesh, me procedura normale.

Por, kur i plotësonte kushtet ligjore, pse nuk mori nënshtetësinë me procedurë të zakonshme, me dosje që përgatitet nga Ministria e Brendshme, si të gjithë ata qindra të huaj që kanë plotësuar kushtet, por e fitoi nënshtetësinë si personalitet që përbën intetes kombëtar?!

Apo ju mendoni se ndritni kaq shumë sa që kushdo që ju afrohet rrezaton nga drita juaj dhe bëhet kështu aset kombëtar?! Ky është paradoksi i madh i reagimit tuaj. Edhe i plotësonte kushte, edhe nështetësinë e ka marrë sikur nuk i plotësonte!

Për etiketimet e tjera si ‘gruaja kriminele’ etj., janë dekuksione tuajat në ndërtimin e një mjegulle gënjeshtre për të shpallur si shfipje një raportim të bazuar në dokumente zyrtare. Në lajmin e publikuar nuk ka asnjë etiketim të tillë, asnjë parashtesë apo prapashtesë keqësuese, vetëm raportim i zhveshur nga çdo emocion.

Nuk kemi shkruar asnjë fjalë për veprimtarinë e zonjës, pasi nuk kemi asnjë fakt për ta provuar dhe as nuk jemi investuar në këtë drejtim. Rilexoje shkrimin. Në pesë raportime të gjata për skandalin e nështetësive, për bashkësjorten tuaj janë vetëm dy fjali.

Nuk kemi përmendur as historinë tënde të bujshme, as se çfarë Ambasada Amerikane në Tiranë i ka raportuar Departamentit Amerikan të Shtetit për ju dhe as se çfarë keni bërë kur ishit ministër.

Si përfundim:

A është zonja e përmendur bashkëshortja juaj?! Po.

A e ka fituar nështetësinë si sipas pikës 7 të nenit 9 të ligjit, pra jo si të zakonshmit, por si aset kombëtar? Po.

Të tjerat janë pallavra dhe ‘mish’ për ‘qentë e Facebook-ut’.

21 komente në “Një përgjigje për Yllin e mbërtheckave”

  1. SHKENCAT E NATYRE 1968 says:

    O Adriatik,me ke meresh ti me Ylli Pangon,ai eshte pervers i semure psikik.Ne ne rini meresh me mbytjen dhe therjen e krijesave te gjalla,te pambrojtura dhe kur u kullonte gjak pothuajse kalonte ne orgazem,nga kenaqesia perverse,njesoj si Sala kur flet r ben krime.A ke pyetur pse e lene grate Yllin a je interesuar?Pi kjo rusja ne cfare fushe ka shndritur pyet,pyet dhe do kuptosh qe ky meriton lincim jo kastravecin qe i futi Filip Cakuli.Ki kujdes po erdhi te takoje,se ka mindesi te kafshoje,po nuk e pate mendjen.

  2. Ilir says:

    Jashte. qe dikush te marre nenshtetesine duhet te kete kaluar te pakten 5 vjet rezidence. Por ka vende si Gjermania, Bullgaria, qe nuk ua mundeson pashaporten te huajve per shkak te marteses.
    Kjo gruaja e ketij Tanges sa kohe ka qe eshte rezidente e Shqiperise? Shqiperia nuk duhet te beje te kollajshmen ndaj te huajve, per shkak se nuk jemi ne BE.

    1. Berati says:

      8 vjet. Mjafton?

  3. Bashkim says:

    Bashkim. ,,.. BRAVO TIKU . MBERTHECKAT JANE AJO QE DUKET POR ESHTE NJE FODULL I MARE PENG NGA KY FODULLEK DHE SHPREHJA JUAJ “JU MENDONI QE NDRITNI KAQ SHUME” ESHTE KAQ E GJETUR. SHKRUMBOJE ILIF MUTIN.

    1. Gardisti nga Lapraka says:

      Ky manjaku seksual,ne historine e PD ka vetem nje homolog.Besnik Mustafain,te cilin e shkarkoi Sala dhe e hoqi nga Minister te Jashtem ne qeverine e tij,sepse nje nate reth ores 12 eshte futur ne shtepine e nje varteseke,tek Rruga Perlat Rexhepi per seks,me nje studente te tij.Pyesni gardistet qe kane qene ne ate shkalle pallati me sherbim.Vajza ishte e vogel.Sala e ndje skandalin qe i afrohej si me Pangon dhe shkarkoi.Tashti ky kokqyp aventurier,zgjedh cilesine e kandidateve te PD.KULMI.

  4. Nafia says:

    Mbaje Pango Mberthecka,ta ka qendisur bukur shkrimin,pika 7 neni 9,po ta mbajti mberthecka pergjigju,pse nuk e mori me procedur te rregullt,por si vip.Cfare vipi eshte gruaja ruse e Ylli Mbertheckes(Pangos)?!

  5. LEDJO says:

    ADREATIK JE GAZETARI ME PROFESIONAL DHE ME I PALEKUNDURI …TE TJERAT JANE BROCKULLA.
    QENTE LE TE LEHIN TI VAZHDO PERPARA I NDERUAR GAZETAR I TE ARDHMES .
    RESPEKTE RESPEKTE PER GUXIMIN TEND TE PASHOQ .

  6. Pensionist says:

    Si ka fytyre e del ky degjenerate?!
    Nderime, zoti Adriatik Doci, per reagimin tuaj korrekt ndaj ketij sharlatani pa edukate, nje pushti te felliqur te vetkonfirmuar. Konkretisht motivacioni i dhenies se shtetesise se gruas se ketij imorali eshte nje shkelje, nje abuzim me funksionin e presh-identit! Pena – Top, i nderuar! E drejta i tmerron mekataret, saqe edhe gjumin nuk e bejne dot te qete…

  7. toni says:

    Bravo z.Doci por une do te thosha qe Ylli Pangon tashme e njohin te gjithe qe eshte nje person teper i rendomte dhe pa pike vlere qe dhe mund ta injoroje. Atij qe vertete i duhet shtypur koka eshte kucedra e presidences. Fytyra e vertete e korrupsionit dhe hajduterise duhet patjeter te perfundoje ne burg. Pa frike dhe ndrojtje nga kercenimet boshe, madje une do thoja qe te permendnit dhe palloshin e KM per indiferencen dhe mosveprimin kronik. Te gjithe ata plehra me mendimin “he mo se dhe ky skandal si shume te tjere do harroet” dhe asnjeri nuk denohet. Bjeru ndyresirave!

  8. lefteri says:

    Ky te pakten ishte kurvar, po te tjeret ne PD
    qe i binin me dore
    Jemin Gjana provoi te qinte nje sekretare nga tropoja
    dhe ajo e rraportoi te shef berishe pastaj
    e thirri berisha ne zyre i futi nje dru te fort Jeminit
    pastaj lyu floket me boje te zeze dhe bertiti uuuurrra fitore

  9. Gjino Fiku says:

    Y.P. = Ydhi Pango(pur) = YyyyPpppXhixhi

  10. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Shkurt,
    bukur,
    sakte.
    Solidarizohem me qendrimin e gazetarit investigativ dhe i shpreh atij
    simpatine dhe perkrahjen time morale.
    Keshtu debatohet,pa ofenduar apo denigruar njeri,
    me nje doze te holle humori dhe me FAKTE.
    Gjithcka tjeter eshte nje shfaqje e instiktit primitiv shtazor,
    te atyre qe mundohen te lajne m…in me sh.rre.
    PS: Nuk ishin mberthecka,ishin komca!!!!!!

  11. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    RESPEKTE pafund pèr GAZETARIN TRIM dhe KURAJOZ ADRIATIK DOÇIN , qè pèr mua personalisht èshtè njè nga GAZETARÈT INVESTIGATIV mè tè mirè nè SHQIPÈRI , kundèr POLITIKANÈVE dhe gjithè DEPUTETÈVE tè KORRUPTUAR ! NEVERI dhe URREJTJE pèr Ylli MOTÈRQIR Pangon , PD KRIMIN dhe LSI PLAÇKITJEN , bashkè me 200 Petritè KUSARÈ Vasilèt e saj HAJDUTÈ dhe KRIMINELÈ , qè mbart kjo ORGANIZATÈ KRRIMINALE me Emrin LSI (LESHELI) HAJDUTÈRI dhe BABÈZI !⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖??

  12. gimi says:

    Nga nje ane mire qe ka gazetare qe nuk i binden frikes per te mos i thene ca te verteta shqipatreve. Pas pergjigjes se A Malltezit, kjo e fundit e fundos Pangon me genjeshtrat e tija.
    Shkrimi i A Doçit ia perplas mu perballe fytyres pergjigjen ketij perversi qe meritonte me shume ndeshkim ne te kaluaren.

  13. rexhep tahipi says:

    Po mo Doc, zonja maria nga ukraina eshte aset kombetar
    qe ta mbledhe Yllin ne shtepi
    Se perndryshe jo mbertheckat po edhe breket ka per tu hequr studenteve te filoqylit edhe femrave te fisit tend
    Prandaj sic ka thene krishit jepi ukrainses ate qe i takon
    o doc maloku

  14. Refiku says:

    @ lefter je i madh .Komenti ma i forte qe kam lexe sot,

  15. Na ruajt zoti says:

    Super shkrim ….i qartë e tregon ku e ka katandisur zyrtari i korruptuar LIGJIN

  16. Velo says:

    O Adriatik, kujton ti se është mërzitur Ylli nga që i përmende gruan? Kurrë! Ai u lumturua që i dhe një arsye për të dalë në gazetë. Kishte shumë kohë pa lehur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje