Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot një deklaratë të bërë në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i PS-së Bujar Çela se kreu i shtetit duhet të izolohej nga prokuroria e Përgjithshme.
Në një dalje publike për mediat Meta sfidoi socialistët, ndërsa tha se presidenti do të jetë në Presidencë, ndërsa iu sugjeroi që deputetët mund t’i bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve në botë dhe policie po ashtu.
“T’u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve dhe të gjitha policive në botë, s’e presidenti këtu është gjithmonë. Dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans! Izolimi i Shqipërisë nga Europa është qëllimi. Presidentin këtu e kanë. Le të vijnë që të zënë këtë institucion. Unë i kam thënë të gjithë Shqipërisë dhe Botës se qëllimi është zhytja e Shqipërisë, izolimi.”, tha Meta.
Mes të tjerash kreu i shtetit u kthye pas në kohë kur Berisha mbylli marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. “Presidenti ka këto pyetje e fakte; në 2006 kryeministri Sali Berisha pas rrotacionit që erdhi në Shqipëri, ai shpartalloi bandat dhe goditi kriminalin dhe mbylli marrëveshjen e stabilizim asociimit me BE.
Kjo marrëveshje do të ishte miratuar 3 vite më parë. Kjo marrëveshje do miratohej në dhjetor të atij viti dhe erdhi Romano Prodi dhe i bëri thirrje kryeministrit që mos të pengonte reformat. Në 2001 nuk ekzistojnë as Serbia as Mali i zi. Berisha e mbylli këtë marrëveshje, Serbia mbas tij. Mali i Zi i çeli negociatat, po ashtu dhe Serbia në 2014.”, pohoi ai.
ky qelbesire duhet arrestuar urgjent
Bashkim. Nuk ka ardhur dita akoma por per te nuk ka mbaruar akoma burgu i Recit sa te behet gati i pari eshte ILIR MUTI i dyti LULBASHOVICI e me radhe ata qe vrane e pren vodhen dhe shiten detin.
Bashkim. Nuk ka ardhur dita akoma por per te nuk ka mbaruar akoma burgu i Recit sa te behet gati i pari eshte ILIR MUTI i dyti LULBASHOVICI e me radhe ata qe vrane e pren vodhen dhe shiten detin. Me cfare e pate me ate me xham apo me ate pa xham?
Mos valle bandat qe “shpartalloi” Berisha, i kishe ngritur ti kur ishe k/minister