Ilir Meta: Jam kundër Monikës që thotë "mos mbani maska", qytetarët t'i vendosin por mos paguajnë gjobat

19 Tetor 2020, 13:58Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, si çdo javë për të shprehur qëndrimet e tij në lidhje me situatën në vend.

Meta ka folur për ndëshkimet me gjoba të qytetarëve të cilët nuk mbajnë maska, teksa ka thënë se OSHE ka vetëm për detyrë që të furnizojë me energji elektrike qytetarët dhe jo t’u çojë gjoba. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojë këtë vendim.

OSHEE ka funksion për furnizimin me energji, jo të vendosë gjobat për qytetarët. Ai synon se përmes ndëshkimeve ti çojë shqiptarët përpara gjykatave dhe ata të harrojnë problemet që kanë. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të rishikojë edhe njëherë këtë vendim.  Qytetarët duhet që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social, por jo që të ndëshkohen me gjoba.  Jo ndëshkime të paligjshme. Ky ishte shqetësimi im kryesor“, tha Meta.

Sipas tij, qeveria duhet të kishte marrë masa për të mbështetur ata që nuk kanë mundësi dhe gjithë personelin që është në vijën e parë me këtë pandemi.

“U bëj thirrje gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e autoriteteve të shëndetit publik, në rastin konkret ata që kanë mundësi maskat ti mbajnë, ti blejnë, mos harrojmë që një pjesë e madhe është dhe në këtë lloj pamundësie, se ju i dini treguesit e varfërisë. Jam kundër atyre që bëjnë thirrje për të mos mbajtur maska. Ndërkohë qeveria duhet të kishte marrë masa për të mbështetur ata që nuk kanë mundësi dhe të mbështesë dhe më mirë gjithë personelin që është në vijën e parë me këtë pandemi”, u shpreh ai.

3 komente në “Ilir Meta: Jam kundër Monikës që thotë “mos mbani maska”, qytetarët t’i vendosin por mos paguajnë gjobat”

  1. Zigur Qarri says:

    Koklopa kontradiktor.
    Po vendose masken nuk ke pune me pagesen e gjobes.

  2. ida says:

    Ky thote si Monika!
    Vendos masken por mos vendos masken!!!
    Nuk eshte ne rregull nga fiqiri.

  3. kujdes says:

    Po ky eshte idiot fare; OSHE nuk vendos gjoba, ato i vendosin policet dhe OSHE eshte hysmeqarja qe i dergojne listat dhe urdherojne qe ti mbledhe e te kalojne ne buxhet. Mblidh mendjen se ne vend te shkosh ne restorant , do shkosh per te ngrene ne nevojtore, o president mavria Me sa duket ate s’e degjon me njeri dhe prokuroria e ka lene te lire deri sa te ja fuse vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje