Basha "Robin Hud": Kur të bëhem kryeministër do anuloj kontratat e oligarkëve, paratë do jua japim qytetarëve

19 Tetor 2020, 13:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat nga selia blu ka prezantuar platformën e PD-së anti-korrupsion dhe anti-oligarki të quajtur si ligji Antimafia duke thënë se kur të vijë ajo në pushtet këto kontrata do të anulohen dhe do të hetohen. Basha shprehet se ky ligj do të ndalojë aferat korruptive ajo e incerenatorëve.

“Si do ju kthehen paratë shqiptarëve? E para do të jetë një prezantim i shkurtër i platformës tonë anti-korrupsion. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve.

Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme.

Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme.

Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme.

Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht. Ky ligj do të mundësojë anulimin e këtyre kontratave korruptive dhe rikthimin e tyre tek qytetarët”, tha Basha.

Me kete deklarate, me shume jane trembur komuniteti rom, i cili pritet te mbetet pa pune, pasi Kunati do te rifuse ne dore serish plehrat dhe kanaçet, me mbledhjen e te cilave jetojne!

3 komente në “Basha “Robin Hud”: Kur të bëhem kryeministër do anuloj kontratat e oligarkëve, paratë do jua japim qytetarëve”

  1. Duhet te dish nje gjo o lule-ZIM, se kontratat e lidhura duan nje procedure te jashtezakonshem per tu anuluar ose me mire nuk ka bir kurve ti anuloje se vene ne gjyqet nderkombetare dhe kerkojne aq milione euro sac ke ti qime te lyera me boje ne koke.

  2. Korabi says:

    Kur te shkulesh gozhden me bythe do behesh kryeminister, Nano nuk e shkuli, nuk u be president. Hajt gjume te embel o kanakari Saliut. :

  3. LALI ERI says:

    Miku.jepi pergjigje argumentave te Lali Erit.kur do gjykohesh per akuzat e bera.pastaj shofim e bejme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje