Rama: I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën, është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja

19 Tetor 2020, 11:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm që të ulet në bisedime me naftëtarët e Ballshit, por vetëm pasi këta të fundit të ndërpresin grevën e urisë.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”, shkroi Kryeministri në rrjetet sociale duke shtuar se:

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!”, deklaroi më tej Kryeministrit.

1 komente në “Rama: I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën, është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja”

  1. Kim été says:

    Brekët pa larë që prej një jave si të Monika Kryemadhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje