SHËNIM: Çfarë fshehin sulmet fashiste ndaj gazetarëve?!

19 Tetor 2020, 09:57Politika TEMA

Pas trazirave të vitit 1997, kishte një lloj ndroje për reporterët për të shkuar në selinë e PD-së, kur kishte konferenca shtypi Berisha apo të tjerë, për arsye, se gazetarët e mediave kritike bullizoheshin nga të fortët që endeshin korridoreve të opozitës.

Por megjithatë, hapur e zyrtarisht kreu i PD-së së atëhershme fliste në përkrahje të gazetarëve, madje kur shikonte reporterët e Kuvendit që i kishin nxjerrë jashtë për arsye se kishte mbledhje grupi apo seancë të mbyllur ngrinte zëri në mbështetje të mediave e teatrina si këto. Por droja për të shkuar në dyert e PD-së ekzistoi gjatë, se mos haje ndonjë të sharë nga ndonjë prej të fortëve.

Kur rimori pushtetin në 2005-n, sulmi ndaj gazetarëve nga ana e pushtetit të Berishës u ekzekutua në mënyrë tipike mafioze, siç ishin rastet me Mero Bazen që i dogjën automjetin, i kërcënuan familjarët, mbyllën gazetën, rasti me Fatos Mahmutajn, që u përndoq e u detyrua u arratis fshehurazi në Belgjikë, pasi kishte dëshmuar se ishte qëlluar nga trupat e Gardës më 21 janar, rasti i të ndjerit Andrea Stefani ku i larguan të afërmit nga puna pasi ishte kritizer i qeverisë etj etj.

Por rasti i tanishëm i sulmit brutal zyrtar i Presidencës si ndaj TemA-s, e sidomos ndaj gazetarit Adriatik Doçi, i cili publikoi një investigim për dhënien e shtetësive është tipik një akt fashist.

Një kërcënim personal, duke i përmedur familjen, babain, bashkëshorten etj nga ana e zyrtarit më të lartë të shtetit si përgjigje ndaj një raportimi nga ana e tij.

Është fiks sjellja që aparatet e Fascios në Itali e nacionalsocialistët gjermanë kryenin ndaj kundërshtarëve përpara se të vinin në pushtet, kur ishin ende lëvizje populiste opozitare. Duke i përmendur familjarët kritikëve, ata arritën të mbjellin frikë e terror tek të gjithë që mund t’i shkonte në mend të kritikonin apo akuzonin.

Edhe në këtë rast, ky sulm synon që kushdo që t’i shkojë ndërmend që të kritikojë Ilir Metën do të telendiset me farë e me fis, me burrë e me grua, më të mëdhenj e të vegjël.

E përse? Se ka tentuar të shkruajë diçka që e ka ndjekur dhe menduar që përbën shkelje.

Të imagjinojmë në këtë rast sikur të kishte ndodhur në krahun tjetër, sikur Rama të kishte përmendur qoftë një familjar të një gazetari. Do ishte bërë nami…

E kush sot ka folur, kush i tha Ilir Metës, që të paktën u tregua bullist siç Arjan Çani i tha Edi Ramës? Asnjë! Asnjë!

Sepse kanë frikë, kanë drojë, si në rastin e reporterëve në selinë e PD-së, që kur i flisnin të fortës kujtonin gazetarët e rrahur e masakruar deri në çmenduri dhe redaksitë e djegura nga pronari i selisë që po shkonin për lajm.

Ja kaq e thjeshtë është, ai sulm ndaj Adriatik Doçit ishte kalimi i çdo limiti, për të cilin nuk flet askush…(TemA)

10 komente në “SHËNIM: Çfarë fshehin sulmet fashiste ndaj gazetarëve?!”

  1. kujtimi says:

    Ne keto raste i dashur mero, vendet e tjera kane prokurorin e pergjithshem, po ne ku ta gjejme nje prokuror te pergjithshem? KM rama na ka sjelle nje prokuror qe me sa duket e ka zene flama dhe nuk flet dot, e jo me te marri masa ne mbrojtje te lirive te medias dhe lirive e te djetave te njeriut, Per kete prokur shqierine e mori lumi, ’97 do na duket lule. Po si ka mundesi qe te vihet ne kete post kaq te larte nje debil, nje njeri fare i paafte? O Ruco merr masa se na e shkaterrove kete vend. Zevendesoje menjehere kp dhe ate ibrahimin e klp, po e shkaterrojne vendin me veprimet e tyre.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Shumë vite më parë
      tutje në Çepan
      nga një kokpalarë
      u poll një kopan.
      .
      Ish i pastër ajri
      se ish fshat malor
      shtatin hodhi djali
      se s’ish moçalor.
      .
      Mijra herë shtangën
      e ngriti nga toka
      po muskujt s’iu frynë
      iu fry vetëm koka.
      .
      E nisi peshngritjen
      derdhi djersë plot
      po edhe shtangist
      kurrë s’u bë dot.
      .
      Kur të gjithë iknin
      nga Nëna Parti
      like kokpalari
      hyri si veri.
      .
      Kur çorbën gëlltiti
      sa i lezetoi
      që ishte e prishur
      as që e kuptoi.
      .
      Shiti për para
      Atdhe, besë, nder
      hyri brekëgrisur
      po del miljarder.
      .
      Të bukur, princeshë
      gruan ëndërronte
      dhe në fund e mori
      ashtu siç e donte.
      .
      Gurët donte shumë
      ishte zonë malore
      ndaj kur veten kapi
      hapi shumë gurore.
      .
      Vrau për të vjedhur
      për hakmarrje vrau
      vrau për t’u zgjedhur
      dhe pastaj i qau.
      .
      Shumë vite më parë
      tutje në Çepan
      nga një dreqo farë
      u ngjiz një shtrigan.
      .
      Po kjo dreqo farë
      mbarsi një dreq tjetër
      dhe nga ato barrë
      dolën tre lugetër.
      .
      .
      .
      P.S.
      Veshin mos ja vini
      duke kërcënuar
      se, nga gjithë gjynahet
      ndihet i tmerruar.

  2. Shqiptar says:

    Nuk ka tè fortè nè Shqipèri,

    kush mendon dhe llomotit tè kundèrtèn, ngatèrron me dashje SHTETIN me bandat.
    A e dini se sa “tè fortè” kishte Shqipèria gjatè kohès sè monizmit? Egzakt,,,,ZERO.
    A e dini pse? Sepse shteti ishte i forti ynè. Tè gjithè e dinin se çfarè i pret, nèse dalin jashtè kornize.
    Sot, tè hakèrrehet edhe njè palo Ilir Metè nga Cepani, pasi njihet nga i madh e i vogèl pèr hajdutèri me zè dhe figurè, qè pèrflitet pèr vrasje dhe zhdukje personi.
    Kush e zgjodhi Ilir Metèn nè atè zyrè?
    A ishte zotèria, edhe nè atè kohè i njohur pèr kontigjent krimi apo u bè pasi hyri nè presidencè?
    Pra, nuk èshtè punè tè fortèsh aspak. Èshtè thjesht zbrapsja e shtetit dhe vènia e organeve tè tij tè sigurisè, nè shèrbim tè krimit.
    E thjeshtè. Vetèm kryeministri ynè, edhe pse ka shumè tè zgjuar pèrreth, si kèshilltarè, mendon ndryshe.

  3. K says:

    Që metës i kanë ardhur dosjet në Tiranë.

  4. Koti says:

    Është shpërndarë shoqata e gazetarëve? Ku është Aleksandër Çipi???

  5. Dani says:

    Bëni një krahasim:Në kohën e fashuzmit gazetarët merreshin në zyrat telendiseshin me llafe e kërcënime më e rënda internoheshin në një qytet tjetër,në kohen e komunizmit për diçka midis rreshtave futeshe në burg me vite të tëra për agjitacion e propagandë dhe fisi internoheshin ndaj stop merrni shembullin e fashizmit merrni atë që ne e njohim shumë mirë

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Me pelqen fakti,qe pak nga pak njerezit po ndergjegjesohen,
    qeeeee,thjesht dhe pa dorashka,ajo qe te ashtuquajturit demo-kar-t,
    na serviren,ishte ne fakt fashizem i paster.
    Une biles do ta shoqeroja kete foto te Likes,me nje bardh e zi te Duces,
    dhe jam i bindur qe lexuesit e TemA-s do entuziazmoheshin shume.
    Nga ana tjeter,me duhet te konstatoj,qe Brek’skisha dhe Muta
    kane investuar shuma marramendese,ne fushen e Medias
    dhe kane,duam apo s’duam ne,jane ne avantazh.
    Eshte nje ushtri e tere mercenaresh te tipave:
    Fej-zi Toptani,
    Eni Vasalja,
    Shku-llaku,
    Fotas Lu-banja, qe kane helmuar,sigurisht ata qe duan te helmohen
    me fabrikime te tipit Babale.
    Ne kete rast me vjen keq,per Babalen e vertete,qe shet peshk ne Orikum.
    Duhet shume kohe per tu detoksifikuar ajo mase njerezish,
    qe jane helmuar nga kjo murtaje fashiste.
    PS:Kur do hapen ato letrat e Fevzos,per ate perfshirjen
    ne vrasjen e Skerdilajd Konomit ?
    Populli thote,bisha e plagosur,eshte me e rrezikshme.

  7. Kalec Dega says:

    Vonesa nga ana e SPAK per arrestìmin e hajduto- kriminelit Ilir Floriri eshte nje dem i madh per vendin.

  8. falas says:

    Mesa duket SPAKU nuk e lexon gazetën tema

  9. falas says:

    Mesa duket SPAKU nuk e lexon gazetën tema
    gazetaria në Shqipëri ka marrë fund – as cilësi as dinjitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje