Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Të jetë funksionale brenda fundit të vitit, KED të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve

19 Tetor 2020, 13:30Politika TEMA

Shpallja e vakancave për gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi është përshëndetur nga ambasadorja Yuri Kim, e cila inkurajon gjyqtarët që t’i përgjigjen thirrjes për t’i shërbyer vendit.

Kim shkruan se Shqipëria deri në fund të viti duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e cila është dhe kush për integrimin e vendit dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave.

Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur.

Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues.

Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët.

Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Kim në Twitter.

1 komente në “Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Të jetë funksionale brenda fundit të vitit, KED të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve”

  1. Petro says:

    Po po ! Pa merak se po e vujdis likja me salén ! Gjumi nuk po i zé derisa ta sajojné me tè besuarit e tyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje