Nga Frrok Çupi
Ka qenë shkurt, ndoshta në gjysmën e muajit. Vjen lajmi se në Durrës po bëhej nami, familjet e oficerëve kishin kapur anijet ushtarake dhe po ngarkoheshin, fillimisht fëmijët dhe gratë e ushtarakëve, e pastaj qytetarë të tjerë që kërkonin shpëtim jashtë Shqipërisë. Viti 1991. Si kryeredaktor i RD mu desh të nisesha vetë që në ora 5 të mëngjesit, aty mbërrita rreth shtatës. Zbarkimi dhe imbarkimi i njerëzve të anijes do të bëhej në zonën rreth Hotel Adriatik.
Mëngjes aq i ftohtë dhe i lagësht sa të hynte në palcë. Në rërën në anë të Hotelit kishin mbetur vetëm pak njerëz, edhe kapiteni i anijes edhe tankisti, ishin arratisur.
Frika se do të burgoseshin, të dy përballë njëri tjetrit, por secili me motiv të kundërt nga njëri tjetri: Tankisti do të qëllonte anijen e ushtarakëve që po arratisej, ndërsa kapiteni duhej ta sillte anijen sa më afër bregut që të hipnin gratë e fëmijët. Por asnjëri nuk kishin mbetur aty. Tanku kishte ngecur në rërë, por edhe anija kishte ngecur në rërë.
Shteti kishte marrë fund.
Edhe një herë tjetër shteti mori fund në vitin 1997, por tashmë nën udhëheqjen e ‘Demokracisë’.
Hija e një fundi tjetër politik po më vërtitet ndër sy sa herë më vjen pamja e trishtë e mes- marsit 1991, kur tanku dhe anija e shtetit kishin ngecur në rërë, ballë përballë.
Përballja e parë:
Partia ‘antikomuniste’ e vitit1991 që mori përsipër të rregullonte ‘kazma e lopata dhe tanke e aeroplanë’ ka ngecur në rërën e ngjarjeve tragjike dhe komike. Më në fund ra në mars 2019, kur doli nga ‘anija e demokracisë’ dhe u ngjit maleve e sokakëve. Që atëherë PD iu tha pasagjerëve të vet se ‘ deri këtu’ kam fuqi motorike shtetformuese, pas kësaj dorëzim. Më duket fiks sikur po shikoj anijen e vjetër dhe tankun e ngecur në rërë, se si u i vinin rrotull nja katër a pesë kuriozë.
Deputetët e PD i vërtiten tani rreth godinës së Parlamentit, me shpresë se dikush do t’ i pikasë. Por është e pamundur. Këta e kanë thyer në mes demokracinë dhe ‘perëndinë’ e përfaqësimit të popullit dhe prapë kërkojnë të ‘ përballen’ me ata që nuk u thyen prej tyre. Nëse guxojnë të kërkojnë përsëri votë nga populli, bëjnë aktin më të shëmtuar në botë. As në periudhën e vjetër të demokracisë parapolitike nuk ka ndodhur kështu, që kaçakët e maleve të përballen me Parlamentin e ligjeve.
Përballja e dytë:
Tani, në fakt, kanë mbetur në sere të dy palët, si maxhoranca edhe presidenti. Presidenti i Republikës, që ka dalë nga parlamenti, ka lënë postin dhe ka dalë në opozitë, një opozitë molotovësh. Ai kërcënon për ‘beteja’ dhe aksione si Vasil Laci e Avni Rustemi, me idenë se do të vrasë Edi Ramën dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara. Qeveria mori një iniciativë për shkarkimin e presidentit, por nuk e çoi deri në fund. Pse ndodhi? Vallë kemi të bëjmë me dy mjete lufte që kanë ngecur në rërë, apo ka ndonjë gjë përtej kësaj?
Besoj se është përtej anijes dhe tankut në rërë. Ilir Meta, president, nuk e ka frikë qeverinë, ka frikë vetëm veten dhe Amerikën. Amerika, me sa duket, ka rënë në ujdi që ta lërë aty në zyrën e ambasadës Ruse, ta urdhërojë të firmosë çfarëdo që duhet, Iliri të bërtasë gjithë ditën dhe në mbrëmje të futet në stel. Nesër prapë i njëjti muhabet. Presidenti nuk prish më asnjë punë, atëherë pse u dashka larguar nga zyra?. Megjithatë maxhoranca po dëshmon dobësi…
Gabimi i Shtabit të Ushtrisë komuniste me anijen dhe tankun në vitin 1991 ishte se ata e morën seriozisht, disa vranë veten, disa dhanë dorëheqjen dhe disa nisën të shkruajnë kujtime… Për çfarë?
E treta: Holokausti nuk ka ndodhur.
Janë kryer mijëra gjyqe dh janë krijuar qindra filma me përballjen se ‘ka ekzistuar apo nuk ka ekzistuar Holokausti?’. Perversët më të mëdhenj kanë thënë se Holokausti nuk ka ndodhur. Apologjetët më të frikshëm kanë thënë se ‘dhomat e gazit’ nuk ishin për të vrarë njerëz, por ishin për të vrarë morrat që të dënuarit të pastroheshin.
Edhe mua më ka thënë një mbrëmje një analist militant se ‘Vlorën e dogji Frrok Çupi, jo qeveria dhe presidenti i PD’. Është e njëjta gjë si me Holokaustin. Këta duan ta fshijnë nga kujtesa veprën kriminale që ka ndodhur, dhe të turpërojnë kombin sikur t’ i votoj përsëri. Kanë harruar edhe si ishte mbushur vendi me pisllëk dhe me shëmtim. Harrojnë të shikojnë rrotull ‘tankut’ të ngecur në rënë se si është modernizuar vendi.
Ka arsye: Ose nuk i dallojnë dot ngjyrat, ose me bardhë e zi iu shijon jeta. Me këta nuk ka përballje
Te lutem Frrok mos u bej naiv. Gjithshka ka qene e kurdisur nga Berisha dhe njerezit e tij. Ai hapi lajmin qe nje anije po mbushet me njerez. I leverdiste qe te largonte vemendjen nga prapesite qe po gatuante ne Tiran. Dhe keshtu fjala
mori dhene nga veriu ne jug dhe njerezit nxituan per te ikur.
Z. CUPI: JU habiteni dhe i paralajmeroni te mos kerkojne te vijne perseri ne pushte po ata per pushtetin iken nga parlamenti me shprese se do te behej ndonje ”mrekulli”.Tani qe e kuptuan se duhet te luftojne nuk vijne para popullit te pakten te penduar per tradhetine; te vijne serioz dhe kokulur,jo agresive,shpifes ne portale e gazeta.Ata jane te paturpshem.
Edhe F’rroki Balboa per ate qellim ka shkuar ne Durres.
Nuk shpeton njeri Frrok Jane ne shenjestren e SHBA-VE nuk ka asnje dyshim qe shpurra e Kremlinit ne Shqiperi do te pastrohet se shpejti majtas dhe djathtas jane antiamerikane po bejne c eshte e mundur te pengojne rrugen drejt perendimit po do te kene fund tragjik
Vazhdon me shkrime të forta.
Penë therrëse!
Por ta kesh të qartë paraprakisht, që pak do ta kuptojnë saktë!
Do te shajnë e mallkojnë, do mundohen të gjejnë yçkla të çfaredo lloji dhe në fund do te fusin dhe klasifikimin politik me këtë apo me atë.
Por gjithsesi mbaje penën të mprehtë!
Nje artist i “mallkuar”. Flm Frrok Cupi per kenaqesine intelektuale qe na jep
Fiks fare..
Ke shume te drejte se qe te kesh kulture,duhet te kesh nje origjine,ata qe e kthyen kete vend ne hale,nuk kishin origjine,ata ishin mesuar ne llum,jetonin ne llum dhe prape e kane mendjen ke llumi,po sot,shumica e qytetarve te ketij vendi jane ndare nga llumi,prandaj llumi do shkoje me llumin dhe cfare do qe te bejne,ata prap llum jane
SUPER FRROK ÇUPI si pèrherè !! Shkrim BRILANT dhe FENOMENAL nga PENA e ARTÈ e FRROK ÇUPIT tè NDERUAR. MOS u ndal i DASHUR FRROK , sepse presim me padurim SHKRIMIN tuaj FANTASTIK tè radhès ! FALEMINDERIT FRROK??? ??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖??⚖⚖⚖?
jane shume ,shume …prapsite ,tragjedite kolektive qe nuk harrohen kollaj 94,96,97,98,2008,2012,2017 ,2019. vetem militante trushpelare votojne pergjegjesit e tragjedive bile po pengojne ecjen perpara.uroj te kujtohet e kaluara e afert e hidhur
Urime Frrok.
Z.Frrok ik kujdes nga Gjekmarkaj se ai nxehet e skuqet e kush e dine cfare bane ndoshta te rruan edhe bolet se ushtare i fshatit vicidol
Derdhja Frrok derdhja të tëren mbrenda ketyre qelbesirave ne Shqup të Sali mortjes.
Te qelbët të degjeneruar pa vizion, mbeturina jeta Te PDs
Tani bythqiri Gaze Bardhi ka gjetur kavajsin bytheqir Andi Lila
Bahhhh sa Te felliqusur keta plehra jo të ciklueshme
FANTASTIKKKKKKKK!!!
Thjesht; fantastik. Bravo.
Super!!!!!!!!!!!!!!!!
“Harrojne te shikojne rrotull “tankut” te ngecur ne rërë, se si eshte modernizuar vendi”
I dashur Frrok. Kjo ka nje shpjegim: Hygoj i madh thoshte:”Qeni nuk e ndjen erën e luleve”, për këtë arsye them unë i përmjerr ato.
FRROK ju jeni trim qe po ja thoni ne sy te vertetat qe po i demoskon shkrimet e tua jane kuptimplot dhe me shume vlere ne kete kohe. Respekte pa fund FRROK CUPIT
FRROK CUPI je i madhe respekte.
Je i sakte ne analizat zoti frok,ato gjynahe qe ke pâture ne fillim me salen qe nuk eke nuhatur dot , e kelen rruges dhe je permiresuare .
Ai Gjelka i Markajve ka nivel intelektual sidomos kur Frroku i thoshte te verteta.Ai sepse edhe skuqet mor burri i dheut,Se mos eshte penderast ky loqka i mirmbremes?????.
…epo,shqiptar hesapi mo !..
..edhe amerika i pa,i ngjoi,i provoi,dhe tash i ka fut n rresht “yyy balash n vij”!… gjersa….
…budallait hapi rrug.
..shqiptarit ,vari kart!
..ky esht parimi anglosakson..