VIDEO/ Lufta me Armeninë, presidenti azer: Xhebraili është i yni, kjo është hakmarrja jonë!

19 Tetor 2020, 22:50Bota TEMA

Ushtria azerbajxhanase ka çliruar 13 fshatra të tjerë afër qytetit të Jabrayil nga forcat armene, njoftoi të hënën presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

“Fshatrat Soltanli, Emirvarli, Mashanli, Hasanli, Alikeykhanli, Gumlag, Hajili, Goyerchinveysalli, Niyazguzlar, Kechel Memmedli, Shahvelli, Haxhi Ismayilli dhe Isagli në qytetin e Jabrayil u çliruan. Karabaku është Azerbajxhan!” Tha Aliyev në Tëitter.

“Ushtria azerbajxhanase u hakmor në mënyrë adekuate dhe çliroi vendbanimet,” shtoi Aliyev.

Ai vuri në dukje se Forcat e Armatosura armene shkelën armëpushimin humanitar të rënë dakord duke përdorur artileri të rëndë për të granatuar zonat e populluara nga Azerbajxhani dhe pozicionet luftarake.

Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje të re mbi ndërprerjen e përkohshme të konfliktit në Karabag. Armëpushimi hyri në fuqi në mesnatën e së shtunës, por u shkel pa gdhirë dita. /tesheshi.com/

1 komente në “VIDEO/ Lufta me Armeninë, presidenti azer: Xhebraili është i yni, kjo është hakmarrja jonë!”

  1. rexhep tahipi says:

    hajde “tek sheshi” me bythen perpjete
    zedhenesi i turqise ne shqiperi
    edhe pastaj habiten pse u vune drune ne gerqi ne 1945
    te drjete kane gjaku nuk behet uje
    rrofte baba ne stamboll i enkel demit
    mbase fiton ndonje bace me gorica ne karabag edhe ja jep enkelit te veje per pushime me mesilen ti mbledhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje