Rama i përgjigjet akuzave të Presidentit: Fatkeqësi dhuna verbale dhe marrëzia e Ilir Metës. Ka dalë nga shinat, është vënë në dizpozicion të një partie të degraduar

20 Tetor 2020, 10:15Politika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili e quajti mazhorancën një organizatë terroriste.

Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar.

Dhe nuk e ka për herë të parë, ai ka dalë nga shinat e institucionit që përfaqëson”, deklaroi Rama, i cili paralajmëron se do të bëhet akoma më rënë pasi është vetëm në fillm.

“Realisht është shumë e turpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon.”, deklaron Rama.(TemA)

2 komente në “Rama i përgjigjet akuzave të Presidentit: Fatkeqësi dhuna verbale dhe marrëzia e Ilir Metës. Ka dalë nga shinat, është vënë në dizpozicion të një partie të degraduar”

  1. Sqepari says:

    Fajtori jeni ju, qe per te mbajtur karrigen e kryeministrit i shkaktuat vendin me kompromisin aksidentin me te shemtuar, presidentin qesharak!

  2. rrumpalle shqiptare says:

    Po keshtu do vazhdoni me akuza e kunderakuza.Boll me keto filma.Ne se ka shkelur ligjet keni fuqine e votes legjitime parlamentare ta vini nen akuze,se po shohim vetem tym,qe po na mbyt,pa shenje zjarri.Nuk mund te vazhdohet keshtu,na keni lodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje