Nga Plator Nesturi
Debati së fundmi për inceneratorët dhe akuzat për shpërdorim me fondet për to, ishte shfaqja e fundit në funksion të fushatës elektorale. Goditjet nën brez janë bërë si normë në përballjet e politikës shqiptare, por jo çdo gjë që shpaloset me bujë është vërtet në funksion të qytetarit.
Në emër të trasparencës ndaj qytetarëve, u ngrit një furtunë mediatike nga ana e opozitës se po abuzohet me fondet që po jepen ndaj kompanive që merren me pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane.
Dhe pikërisht për inceneratorët në qytetet e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit. Normale që një akuzë e tillë tërheq menjëherë vëmendjen e opinionit publik. Akuza për shpërdorim me taksat godet dhe ca më tepër tani që kemi hyrë në fazën parazgjedhore. Por dëshira për të maksimalizuar votat me lajme gjysmë të vërteta lënë shije më të hidhur për atë që akuzon, kur zbulohet dhe pjesa tjetër e së vërtetës.
Dalja e dokumentit që vetë Lulzim Basha kishte firmosur gjatë kohës kur kishte qenë kryetar Bashkie i Tiranës, për miratimin e fizibilitetit të projektit koncesionar për trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, faktikisht e demontoi akuzën me bazë të deformuar që ishte hedhur në tregun mediatik.
Fakti që në vendimin e firmosur të Bashës më 20.08.2013, shifra e propozuar për punën e kryer nga koncesionari ishte në 37 euro/ton, ndërkohë që shifra që paguan aktualisht Bashkia e Tiranës është në 29 euro/ton, duhet ta mbyllte diskutimin dhe, madje, duhej që dikush nga PD-ja të kërkonte dhe falje për furtunën false që u ngrit.
Por kjo nuk ndodhi dhe debati rrëshqet drejt inceneratorëve në Elbasan dhe Fier. Debat për të vërteta të reja apo thjesht si insistim për të të mbajtur të gjallë një akuzë thjesht për efekt elektoral? Nëse i marrim me radhë, zemërohesh si qytetar kur mendon se të marrin për budalla me lojëra të pista e për interesa të mirëfillta politike.
Ngritja dhe funksionimi i inceneratorëve, pa dyshim, ka sjellë një ambient më të pastër e për një jetë më të shëndetshme qytetare. Banorët e Sharrës dhe të Kombinatit e kuptojnë vetë ndryshimin nga koha kur plehrat digjeshin në natyrë dhe përveç erës së keqe dhe tymit këto zona nuk të ofronin më shumë.
Vetë qyteti i Tiranës nuk e ka më atë smogun e përhershëm, të shkaktuar nga djegia e plehrave dhe çka është na afron me parametrat evropianë të funksionimit dhe përditshmërisë së shërbimeve të një qyteti. Dhe këto shërbime kushtojnë.
Duam apo nuk duam ne, parametrat për të funksionuar një qytet me shërbime, me ambient të shëndetshëm dhe funksional, kushtojnë së tepërmi në botën e qytetëruar. Duke marrë vetëm rastin e inceneratorëve, në një qytet evropian çmimi më i ulët për këtë shërbim është 69 euro/ton, ndërsa në Francë çmimi shkon në 156 euro/ton.
Vetëm nga këto shifra edhe projektit Basha që kish një çmim prej 37 euro/ton duhet t’i thoshim bravo, pasi do të ishte më i ulët se çmimi më i ulët në Evropë, që është 69 euro. Por nuk mund t’i thuhet bravo një akuze, kur çmimi aktual është më i ulët akoma, në 29 euro/ton.
Çfarë mund ta justifikojë këtë rrëshqitje dhe pse na merr kohë thjesht se ngatërrohesh me shifrat. Duke vijuar më tej. Inceneratori i Tiranës është shumë më i madh dhe tashmë përpunon jo vetëm mbetjet e qytetit, por dhe ato të rrethinave.
Një shteti apo bashkie të pasur në vendet evropiane do t’i kishte interesuar që impiantet dhe inceneratorin t’i ndërtojë vetë, duke e shndërruar në pronë dhe ku menaxhimin ta bënte vetë. Kështu dhe kostot do të ishin më të ulëta.
Por në rastin konkret vlera e inceneratorit të Tiranës është 120 milionë euro dhe në kushtet e pamundësisë financiare për ta ndërtuar vetë, paguhet shërbimi për përpunimin e mbetjeve te privati, duke caktuar një çmim për ton. Por dhe këtu, duke krahasuar shifrat, dalin të reja të tjera.
Për 20 vjet që është dhe kontrata me koncesionarin, vetëm nga çmimi aktual më i ulët sesa projekti që kishte Basha si kryebashkiak, përfitohen nga Bashkia Tiranë 76,6 milionë euro. Shumë që do të thotë më shumë rrugë, shërbime, shkolla dhe rivitalizime për zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ndërkohë, në rastet e inceneratorëve për qytetet e Elbasanit dhe të Fierit, për vetë kapacitetet më të vogla dhe të shifrave më të ulëta e më të përballueshme, skema mbi ta është e ndryshme. Për një periudhë prej 7 vitesh, investimi i kryer nga biznesi do të paguhet me pjesë, për ta shndërruar inceneratorin në pronë të bashkive përkatëse.
Rasti i Elbasanit është më i qartë, ku inceneratori ka nisur ndërtimin më një buxhet të përbashkët të biznesit dhe të shtetit. Kontrata është firmosur në 2015 dhe ndërtimi ka nisur në 2017, me një kapacitet përpunimi prej 140 tonë në ditë.
Deri në fund të dhjetorit 2021 do të kryhet pagesa në një total prej 25,9 milionë eurosh, që do të bëhet me pjesë për biznesin që ka qenë pjesë e ndërtimit dhe ky impiant kalon 100% si pronë e Bashkisë së Elbasanit.
Ndërkohë që nga prodhimi i energjisë elektrike që kryen ky impiant si proces i përpunimit të mbetjeve, shteti ka përfituar dhe shumën që ka ardhur nga produkti i energjisë. Çka e ul çmimin e pagesës më tej. Gjuha e shifrave flet ndonjëherë më shumë se dëshira për ta nxirë kundërshtarin.
Ndaj kur ato ballafaqohen edhe me akuzat, kthehen në boomerang, që dëmton jo vetëm foltoren e PD-së, por dhe këtë mënyrë të vjetruar të të bërit politikë. Format e zvetënuara të përbaltjes nuk u shkojnë koncepteve moderne të fushatave elektorale, ku programet dhe projektet shpalosin vlerat e një ekipi që dëshiron mandatin për të qeverisur.
Ja the or mik ja the .Po kujt ja the se.Nuk degjon haleja nga pordhet.Besniket e partise kane detyre nxirjen e baltosjen e gjithckaje nese duan te mbajne pasurine e vjedhur,ndaj lehjet e tyre u ngajne koneve qe trimerohen e kur u kthehesh futen nder shalet e baba Sales
Problemi eshte me tifozet, ne rastin konkret me militantet!? Ata besojne dhe hajne cfardolloj tagjie qe partia ju ve ne pjate!
Ky popull, ( e kam fjalen per militantet), per interesa te dites nuk mendon per te ardhmen, zgjidhjen afatgjate ne favor te te gjitheve, por shikon dhe i sherben vetem xhepit te tij, mediokritetit, pikerisht te keqes qe eshte edhe ne disfavor te tij, por kjo eshte jeta jone sot ne kete vend cudirash..
Opozita ka hallin pse po vjedhin keta dhe nuk kane mundesi vet lulashi e co te vjedhin….
Njera pale nuk e leshon se ja ndjeu lezetin,pala tjeter lufton te vije ne pushtet se e dine se si vidhet.
Shum sakte, keshtu flitet me profesionalizem…
Qe Luli nuk di tabelen mbledhje zbritje dihet por mediat qe e mbeshtesin duhet ta lexojne kete analize dhe te mesojne se populli nuk eshte budalla di te vleresoi…. Nuk harrohet tymi i sharres qe vinte deri ne qender te Tiranes dhe sot nuk ekziston as po te shkosh te vorrezat.
Nga mbiu ky sherbetor. ? keqardhje per te. I shkreti.
Pse fle Kontrolli I Larte (I Leshit) te Shtetit per te bere nje auditim profesiinal e te beje publike rezultatet?Ku merr vesh ti o zoteri nga fatura,koncesione evazion,guacka etc…Vec tym hidhni mbi ceshtjen e duke u bere pale me pleheat je me pleh se plehu…nese luli ka abuzuar cojeni ne prokurori dhe pse duhej ta kishit bere pa jua nxjerre luli plehrat…anyway…Pa dyshim hetimi te filloje mbi keta qe kane shpenzuar fondet…ok??
Ti Nestur ke lexuar gje dosjet e inceratoreve qe ndodhen ne SPAK qe jep mend nga Madridi apo si e ke hallin. Ne ambasaden shqiptare ne Madrit te kane cuar per te bere diplomatin, p.sh. te punosh per njohjen e Kosoves nga Spanja e jo te punosh qe te njihet inceneratori ne Elbasan nga Bashkia Elbasan. Po te jem Kryeminister do ta financoja Ambasaden shqiptare ne Madrid me leket qe ka perfituar shteti shqi[ptar nga prodhimi i energjise elektrike nga inceneratori i Elbasanit.
Po pse ti e ke lexuar dosjen qe shprehesh. Ke pare ndonje fakt pervec llafeve deri me sot por vetem tymnaje ka vetem rremuje dhe asnje nuk nxjerr fakte.kaq. Dhe vetem nje pergjigje jep per cfare po e bejne kete tymnaje keta ku qendron shkaku se sbesoj qe je aq leshko sa te mendosh qe ju plasi per ty e ne.
Lesh jo leshko je ti Andrea, une nuk e kam lexuar dosjen, as nuk fola per te, por di per cfare e paguajme kete joleshkon ne Madrid. Apo te vjen keq qe do e paguajme joleshkon me leket e energjise se paster prodhuar nga mbeturinat e pista.
Bravo.Argumenta shume te saketa.Pd-ke dhe Leshelia, e kane hallin te votat e 25 prillit,duke kerkuar qe me shpifje,zmadhime,nxirje te pjerdhin mendjen e atyre militateve te tyre qe t’u japin voten.Por Luli,Meta,Berisha e soj e sorollop te tjere te opozites se rrugeve,kane shkalluar fare,u kane hyre gabuzhelat e kakalecat ne tru e nuk din se ç’te bejne.Ndertimi i inceneratoreve eshte nje gje e mbrekullueshme qe po pastron e perpunon plehrat qe eshte nje problem i madh i shtruar per zgjidhje dhe kjo me keto eshte zgjidhur.Nuk ka vota per opoziten e rrugeve.Keta po e bejne te bardhen te zeze,kur populli qe do i votoi e shikon me syt e tij se ajo eshte e bardhe.Turp.Rroft Edi Rama.Posht Sali Berisha kriminel.
Ju bej nje lutje te gjithe shqipetareve : A ka mundesi ti bojkutojme te gjuthe televizoret perveç T.V.SH , se na çmenden , sa mbaron nje babale fillon nje babale tjeter . Kryesisht T.V.klan me opinonin e Bledi Fevziut qe eshte bere i pa durushem . A ju kujtohet babalja dite nete tera ditet e javes deri ne mesnat vetem genjeshtra dhe Bledi si antishqiptar qe eshte ju jepte trajten e te besuarit nga populli dhe fundi u pa qe doli bllof . Te gjitha bllof dalin te gjithe problemet qe ngren P.D ja dhe L.S.Ì ja . Ja p.sh , babalja qe thame , parregullsite gjoja ne zgjedhjet e 2017 tes qe u kujtuan mbas dy vjetesh gjoja se doli nga gazetari gjerman , Po si te kuptohet per parregullsi e vjedhje votash ku ate proçes e drejtuan vete me ministrat e tyre mbasi Rama jua fali tere qeverine atehere si tu besojme broçkullave te tyre . Atehere kan qene duke kryer vjedhje per aqe muaj sa kishin qeverine e nuk e kan patur mendjen hiç per zgjedhje se per te vjedhur jane specjalista vetem njate pune e bejne ne menyre te perkryer . Ja vini re si i akuzojne qeveritaret socjaliste : Pa filluar nje pune fillojne e llomotisin : U vodhen kaq ketu e kaq atje se keto i kane bere vete dhe mendojne qe eche keto do te veprojne si ato ne ditet e ardheshme d.m.th llogorisin si kan vepru vete dhe gjoja per tu bere te besushem japin ca shifra te kota miljoneshe euro .
goditje poshte brezi 70 milijon evro ?? O arbiter QM!!!
Problemi i pastrimit mekanik te plehrave , k akohe , qe etrajton shtypi , me shume tendeciozitet . deri so tish ane dyshim , mos kishim te benim me nje korupsion te madh . Ne fakt ky problem , qenka nje Babale e zakoneshme , sic e spjegon sot , gazatari serioz , Platon Nesturi .
I besoj z. Nesturi .
S’kam pse besoj L. Bashen , qe genjen dhe kur e pyet sa eshte ora . U binda plotesisht nga shkrimi i gazetarit nNesturi , qe na i ka zberthyer problemin me detaje . Kam pasur dhe nje arsye tjeter te besoj . Me kete problem eshte marre Lefter Koka , qe eshte jo vetem atdhetar , por dhe i ditur dhe njeri praktik , ne zgjidhjen e probleve . Degjova sot Kryetaren e LSI , qe merrte neper goje Lefterin . E pa turpshme , sic eshte ajo , fliste kunder Lefterit , qe nga inteligjenca , nuk i arrin ne maj e te gishtit . Zgalem
Ti qenke kokrra e idiotit o shoku komunist! Po kujt i plasi per Lulin leri eurot per ton o rryp se nuk na interesojne! Ti o mendje ndritiri i Rames, na trego se jane dhene miliona pa bere punen apo jo, leri lloqet se nuk te bedon njeri sidomos tek gazeta Mero Trimit! Swaroje o mendje ndritur sa jane paguar se dhe ku eshte puna e bere dhe a eshte ne peruthje me marreveshje.Mos luaj ping pong politik se jemi te mbushur deri ne fyt me keto brockulla.