Minoritarët me ankesa e kërkesa, ministri grek: Herën tjetër do të vij te fshati i origjinës në Himarë

21 Tetor 2020, 09:22Politika TEMA

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë vizitës në Tiranë zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesit e minoritetit dhe Kryepeshkopin Janullatos.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ngriti Dendiasit disa shqetësime me të cilat sipas tyre përballet minoriteti grek në Shqipëri, siç janë mbrojtja e pronës, arsimi, etj.

Në takim gjithashtu minoriteti kërkoi heqjen e kushtit për testin e covid-it për të kaluar në Greqi dhe rihapjen e doganës në Mavromati.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias pasi përsëriti mbështetjen për komunitetin bëri edhe një premtim:

Vizitën e ardhshme do të vij në Himarë, do të vizitoj edhe fshatin Vuno” nga ku është origjina e familjes së tij shkruan abcnews.

Dendias takoi sot liderët e shtetit shqiptar, ku u zyrtarizua marrëveshja që çështja e kufirit detar te dergohet ne Hage, për t’u zgjidhur përfundimisht.

4 komente në “Minoritarët me ankesa e kërkesa, ministri grek: Herën tjetër do të vij te fshati i origjinës në Himarë”

  1. Vlora says:

    Ja kjo eshte Greqia .ne takim me Minoritetin dhe Terroristin Fredi Bejleri qe ka vrare ushtaret shqiptar

  2. Torino says:

    Hahahaha!Domethene kot ja fusin greket,edhe nikua Shqiptar qenka!

  3. Taulant says:

    Jane nga fisi Dede i Vunoit. Por nuk jane nga Kurveleshi i Siperm si shumica e bregdetit. Te paret e tyre vijn nga fshati i Mirdites ‘Kthella e Sipërme ‘ .Shume Shqiptar habiten qe pse kaq shume Grek te sotem kane mbiemra Shqiptar . Kjo ndodh sepse gjithe trojet mbi Peloponez kane qene banuar prej Shqiptareve. E thone qysh Venecianet ne shekullin e 14-te .

  4. Dash says:

    Lufte mes te njejtit gjak,,,, politika dhe feja ka thene Aristidh Kola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje