Rama sërish mesazh për naftëtarët: Të dalin nga greva që të bisedojmë, nuk zgjidhet gjë me presion

21 Tetor 2020, 10:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Shefi i qeverisë i ka bërë thirrje të dalin nga greva për të bashkëbiseduar.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkruan Rama në Twitter. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje