Ajo që në Shqipëri u shfaq si një marrëveshje për të shkuar në Hagë për të zgjidhur çështjen demarkacionit të detit me Greqinë, në mediat fqinje është cilësuar si një fitore e diplomacisë greke.
“Protothema” shkruan se arritja tek marrëveshja që çështja e detit të dërgohej në Hagë, u bë përmes “karrotës së integrimit dhe negociatatave, të cilat për shiptarët janë një dhuratë nga “Parajsa”.
Protothema shkruan:
“Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.
Katër muaj par marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur të të detit në rajonin e Korfuzit. Kësaj radhe mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshje.
Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa” për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.
Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë.
Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.
Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arriti në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë.
Si mund ti thuhet komshiut qe token time tja le dikujt per ta gjykuar se esht e jotja
” Ja fut kot o plako “.Kr DY gjela zihen se kush do ta haje kokren e ” ULLIRIT ” patjeter do te hyje ne valle nje i TRETE per te ndare shapin nga sheqeri.
Jo mor trim! Token tende ia dha Saliu me firme grekut, tani po perpiqemi ta marrim mbrampsht, nese ka gje per te marre.
Greku nuk terhiqet nga marreveshja qe firmosi Saliu, ndersa ti thua qe fajin e ka Edi Rama ?
Ka qe shqiptaret e kane thene, e thone e do ta thone!
Imagjinoni ministri Helen te vinte kollaro me flamurin Grek, si karagjozi Rama.
Helinofofet Turko shak Arnaut do fillonin te akuzonin Greqin per shovinizma, nacjonalizma, fashizma, provokime, agresione …. dhe te tilla lloj karlleqesh.
Beni-kur nuk merresh vesh me komshiun, shkon para nje gjykate eksperte qe te tregon se ku ta vesh kufirin. Sipas teje si mund te zgjidhet ky problem me Greqine, apo te ngrehim pushket edhe ne si turqit?
12 milje det kerkon greku…..
–
Greku 6 milje vs Albanistan 6 milje det….lol
–
Kush e gjen gjeagjezen e mesiperme?
=
Fitore e Albanistonezeve te EDroganit…
Pastaj edhe nga nje cope toke ose det per çdo kapitull te negociatave edhe u kry integrimi bac
Do jemi ca ngushte kur te ngjeshemi te 3 milione ne Shijak po nejse
TemA dhe te tjere
Mos e merrni ” gazeten prototema” si nje media me rendesi. Ishte gazeta-organ i nje sposori te madh i “agimit te arte”, eshte bere gazete e te djathtes nacionaliste.
Domosdo, si e djathte, do mbronte cdo perpjekje apo “deal” te qeverise micotaqis.
Kane edhe ata votuesit e tyre
Shiko greku πώς χαμογελάει!
Vazhdo me “ejvallah”gjatosh, është çmimi që paguajmë për politikën tënde të jashtme,dhe sidomos miqësinë me mustaqen e Bosforit
” Ja fut kot o plako “.Kr DY gjela zihen se kush do ta haje kokren e ” ULLIRIT ” patjeter do te hyje ne valle nje i TRETE per te ndare shapin nga sheqeri.
Sot Po kerkojne detin ne Hage,neser Himaren,pasneser Saranden,jepjani si I takon me ligj
E beri me mire se Saliu ky .
Po fundja kujt do i jape llogari dhe pse duhet te mos e beje ate qe i pelqen .
FITORE E DHELPERIS GREKE KA DASHUR TE THOTE.
Meqë përmendën kacifan…
“…He died like a dog, he died crying and whimpering like a coward”
Mënyrë e ulët se si i trajton shqiptarët në përgjithësi greqia si njerëz të botës së tretë, si shtet pa brekë ku mund të bëjë çfarë i do qejfi, dhe për hir të vërtetës ka bërë dhe arritur çfarë ka dashu. Ligësia e grekëve ska për tu ndaluar ndonjëherë kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Vetëm në shqip dëgjon thagma të tilla, (arritën marrëveshje për të shkuar në gjykat) nuk shkohet në gjykat po të ket marrveshje në asnjë vend të botës oooooooo Lyyma se na trashët . Por e kunderta. I lexoni këto që shkruani përpara se ti botoni. Na lodhët.
Greku po mundohet te tregoje se perdori karoten demek ja u hodhem… Mendje plera ka nga te dyja anet e kufirit.