Ambasada e SHBA përgëzon Shqipërinë: Jemi krenarë që ju quajmë aleatë dhe partnerë, vazhdoni traditën kundër urrejtjes

22 Tetor 2020, 16:16Politika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas miratimit në seancën plenare të rezolutës kundër antisemitizmit me 111 vota pro.

Në një postim në Twitter shkruhet se sot Shqipëria vazhdoi traditën e gjatë në luftën kundër urrejtjes.

Gjithashtu amabsada amerikane shprehet se është krenare që e quan Shqipërinë një partnere dha aleate.

“ Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht rrezikut. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Twitter.

1 komente në “Ambasada e SHBA përgëzon Shqipërinë: Jemi krenarë që ju quajmë aleatë dhe partnerë, vazhdoni traditën kundër urrejtjes”

  1. tasqebap me mish derri says:

    ashtu eshte ne ate kohe kur shqiperia i “shpetonte” cifutet ne krye te regjences se shqiperise te pushtuar qe at Gjergj Fishta
    ky prifiti katolik eshte aq i njohur per dashurine e tije per cifutet saqe ne si shqiptare nuk e kuptojme perse nuk i bejne nje statuje ne mes te telavivit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje