Ishte "pionieri" i firmave piramidale, Basha i kujton Berishës indirekt Hajdin Sejdinë. Sulmon Ramën: Mban erën e asaj grope që e le hapur 11 vite si kryetar bashkie

22 Tetor 2020, 14:44Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Rama për inceneratorët, duke thënë se “politika e vjetër mban erën e gropës së Hajdin Sejdisë”.

“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron”, shkruan Basha, si kundërpërgjigje e statusit të mëparshëm të Ramës në Twitter.

Rama shkruante se PD dhe gjithë politika e vjetër ka qenë e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Fierit e Elbasanit, qytete ku sot po ndërtohen inceneratorët.

“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë”, shkruante Rama.

Hajdin Sejdia, një milioner shqiptar nga Kosova i cili premtoi një hotel shumëkatësh në Tiranë dhe përfundimisht u largua nga qyteti me Rolls Royce të bardhë, dhe la hapur një gropë gjigante në mes të kryeqytetit,  pasi mblodhi miliona dollarë dhe mashtroi investitorët e tij.

Hajdin Sejdia ka qene keshilltar per 2 muaj i ish kryeministrit Fatos Nano me 1991 dhe kryekeshilltar ekonomik i ish kryeministrit Sali Berisha kur ishte president.

Sejdia mbahet si “pionieri” i pare i ngritjes se firmave mashtruese piramidale, rrezimi i te cilave ne mars te vitit 1997 solli dhe rreninim e shtetit dhe hapjen e depobe te ushtrise. Pas kesaj shqiptaret u pajisen te gjithe me arme.

Njeheresh largimi i Sejdise solli dhe pasurimit e njerit prej biznesmeneve ne Shqiperi, i cili hyn e del ne politike here me vete e here ne ndonje force tjeter politike!

Me sa duket Basha ose nga padituria ose sepse kerkon te godase Berishen, e permend Hajdin Sejdine, ne perpjekje per te sulmuar Edi Ramen!

2 komente në “Ishte “pionieri” i firmave piramidale, Basha i kujton Berishës indirekt Hajdin Sejdinë. Sulmon Ramën: Mban erën e asaj grope që e le hapur 11 vite si kryetar bashkie”

  1. Liko Likua says:

    O Lul loq’ja, a e di se po të kapi Koqe Kryedhimi, do të të rrahi e do të të shajë e mallkojë, mbasi, në sajë të Ajdin Sejdisë dhe vjedhjeve që Koqja mundi ti bëjë këtijë të fundit, ka mbërritur deri ku është sot ?
    Kujdes se Koqja ta fut, si ty nuk të shkon në mëndje.
    Mos shiko,surratin e Koqes si babaxhan, ai është njeri i të gjithë të zezave, që mund,të prodhojë mëndja njerëzore.

  2. Trampolina says:

    O i ndritur,i nderuar
    Mos harro kohen shkuar
    Jane te gjtha te shkruara
    Te kopsitura,te vulosura
    Po akoma,pa gjykuar
    eshte rruga,eshte deti
    eshte deshmi,e ketij mileti
    kater te vrare ,e qindra te plagosur
    kurse ti,i kreher-rosur
    suvatur dhe llakosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje