Basha sfidon Ramën: S’është luftë gjelash, mos prisni të kacafytem. Unë ofroj gjë tjetër, ai kërkon të më çojë në një debat me të

22 Tetor 2020, 13:01Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar sot kryeministrin Edi Rama, pasi i ka kërkuar dhe përballje publike me të.

Në një konferencë për mediat Basha tha se e kupton nervozizmin e Ramës dhe frikën e tij, pasi e pret humbja.

Mes të tjerash ai komentoi dhe gjuhën e Ramës në deklaratat e tij, ndërsa shtoi se me këtë sjellje kryeministri do që ta çojë në një debat me të. mes të tjerash Basha tha se modeli që ai ofron për politikën është krejt i ndryshëm nga ai i Ramës, dhe nuk bëhet fjalë për ‘luftë gjelash’. Në këtë linjë, Basha pohoi se e ka pasur një përballje me Ramën në zgjedhjet e 2011-ës, ku dhe ka fituar si kryetar Bashkie.

“E kuptoj nervozizmin e tij dhe frikën e tij. Pasi realisht e pret jo vetëm humbja e thellë, por dhe përballja me drejtësinë. I gjithë sjellja e tij rrugacërore, do të më çojë mua në një debat me të. Kemi pasur një përballje më të, që unë e kam mundur në 2011-ën.

Unë jam këtu për të treguar arsyet se pse ka ndodhur kjo, që janë aferat e tmerrshme. Edi Rama nuk ka përgjigje për këto. Ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët, gjuhë e baltës dhe mashtrimet e gënjeshtrat që bën ai.

Për të hequr vëmendjen nga vjedhja, nga fakti se është i vetmi që nuk ka bërë asnjë paketë të tretë, sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët.

Siç kërceu tek studio të enjten e kaluar, do shihni çudira. Do bëj cdo gje. Sfida ime dhe juaj është që mos t’i harrojmë ato. Sa herë që ai baltos dhe nxit konflikt, ka futur duart në xhepin tuaj. Sa herë që e bën atë, mos pres që të kacafyten me të.

Nuk është luftë gjelash, unë jam një mendje tjetër. Se besoj se mund tua shesë sapunin për djathë, I ka dalë kallaji. Sa herë që ta shohin duke u sjellë si kloun, jo jo nuk është i çmendur, është mashtrues dhe hajduti. Ai çmendurinë gjoja e përdor për të harruar njerëzit premtimet për 300 mijë vende pune”, tha ai.

 

4 komente në “Basha sfidon Ramën: S’është luftë gjelash, mos prisni të kacafytem. Unë ofroj gjë tjetër, ai kërkon të më çojë në një debat me të”

  1. Liku says:

    Po po, e.mban mend mire Tirana si e munde ne 2011 po kan kalu nja 9 vjet qe atehere dhe tani ka nje ndryshim te vogel qe ti nuk e ke vene re. Tani eshte Kryeminister ndersa ti e ke katandis opoziten ne nje shporte karavidhesh

  2. fatosi says:

    Jo ore bashe, ti duhet te shkosh ne burg per vjedhjen qe ke bere e qe eshte me fakte ne raportin e kontrollit te shtetit, apo jo, debati nuk eshte per ty, se se pari nuk ke nivel te ballafaqohesh me ramen, eshte si nata me diten dhe se dyti ti duhet te japesh llogari dhe te dorezosh parate e vjedhura direkt prej teje. Keto para i duhen shqiptareve, sic thua edhe ti per te kaluar krizen. Po as na thua ore bashe ku i ke femijet tuaj, ku banojne, ku shkollohen, me parate e kujt shkollohen, ti ku banon, me leket e kujt i bleve vilat, makinen etj. Keto gjera sqaro me pare e pastaj turrju rames, ndryshe nuk ka asnje efekt pozitiv lehja jote si qeni ne hene.

  3. Baftjari says:

    E merni seriozisht kete,ky c’far thote,e ben dhe Km po deshi

  4. Jimi says:

    E po kesaj i thone te kesh dy bytha, nje ta cash e nje ta mbash! Ore debil kujt ja shete keto dengla ti? Cfare e kujton kete milet ti , pa memorje? Ik more zog gomari, se po na neverit vendin me keto idiotesira, qe nuk paskan fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje