Nga Umberto Eco
Besoj se kanë kaluar tashmë rreth 15 vjet që prej kohës kur shkruaja se brenda disa dhjetëvjeçarësh Europa do të bëhej një kontinent me raca të përziera, por që procesi mund të kushtonte lot dhe gjak.
Nuk qeshë një profet, thjesht një njeri me logjikë të fortë që shpesh i referohet historisë, i bindur se, duke mësuar atë çka ndodhur në të kaluarën, mund të kuptosh më mirë atë që do të vijë. Pa folur për atentatet terroriste, më mjafton gjithsesi të shoh se çfarë i trazon zemrat e njerëzve këto ditë. Në Francë, një profesor liceu shkruan në mënyrë kritike për fenë myslimane dhe rrezikon të bjerë viktimë.
Në Berlin, një pjesë e Moxartit, Idomeneo, anulohet sepse aty shfaqen kokat e prera jo vetëm të Jezusit dhe Budës, por edhe të Muhamedit.
Nuk po flas për papën, që në perëndim të jetës së tij, duhej t’i binte mendjes që ekziston njëfarë dallimi midis një leksioni universitar të profesorit dhe ligjëratës së një ati të shenjtë, të transmetuar nga të gjitha televizionet dhe ndoshta, për rrjedhojë, duhej të ishte pak më i matur.
Por ata që përdorin një citim historik si pretekst për një luftë të re fetare, nuk janë sigurisht njerëz që do të doja t’i kisha në krah.
Për rastin e profesorit francez ka shkruar një artikull të bukur Bernard-Henri Lévy: mund të jesh krejtësisht kundër me opinionin e tij, por duhet të mbrojmë të drejtën e tij për të shprehur një mendim të lirë për sa u përket feve.
Sergio Romano shkruan në Corriere della Sera për rastin e Idomeneos, që po përpiqem t’jua sjell me fjalët e mia: nëse një regjisor i fiksuar mbas risive, vë në skenë një opera të Moxartit duke futur aty kokat e prera të disa themeluesve të besimeve, ndërkohë që Moxartit nuk i kishte shkuar kurrë nëpër mend kjo gjë, më e pakta që mund të bësh është ta kapësh me shkelma, por për arsye estetike dhe filologjike, po me shkelma duheshin zënë edhe ata regjisorë që shfaqin tragjedinë Edipi mbret, me aktorë të sajuar me kostume dopiopet me viza.
Dhe ja, po atë ditë, te gazeta La Repubblica, një muzikant i shquar si Daniel Barenboim, ndërsa pyet me mençuri nëse është vërtet në frymën e Moxartit të kuturisesh për skena të tilla, bën thirrje për të drejtat në art.
Besoj që miku im, Danieli, do të ishte në një mendje me mua dhe do t’i vinte keq që vite më parë është kritikuar (ose ndaluar) vënia në skenë e Tregtarit të Venedikut të Shekspirit, sepse ishte frymëzuar nga një antisemitizëm i zakonshëm i epokës (nga Chauceri e më tej), por që e tregon personazhin e Shejlokut në një dritë humane dhe patetike.
Por ja përballë kujt gjendemi: frikës për të folur. Dhe lipset kujtuar që këto tabu nuk janë gjithmonë të lidhura me fundamentalistët myslimanë, por kanë filluar me ideologjinë e politically correct, e frymëzuar në vetvete nga respekti ndaj të tjerëve, por që tashmë të pengon, të paktën në Amerikë, të tregosh barsoleta, nuk po them për hebrenjtë, myslimanët dhe invalidët, por edhe për skocezët, gjenovezët, belgët, policët, zjarrfikësit dhe eskimezët, që nuk duhet të quheshin kështu, por që, nëse i quan ndryshe, askujt nuk do t’i shkonte në mend se për kë bëhej fjalë.
Njëzet vjet më parë jepja mësim në Nju Jork dhe, për të demonstruar se si analizohet një tekst, kisha zgjedhur, gati rastësisht, një tregim në të cilin (vetëm në një rresht) një marinar gojëshqyer e përshkruante vaginën e një prostitute “të madhe sa mëshira e…”) – dhe po vë tri pikat në vend të emrit të një hyjnie.
Në fund të leksionit, m’u afrua një student që dukej qartë se ishte mysliman, i cili me shumë ndrojtje më qortoi për mungesë respekti ndaj fesë së tij.
Sigurisht, iu përgjigja që unë vetëm kisha cituar një vulgaritet të dikujt tjetër, por që, sidoqoftë, i kërkoja ndjesë. Një ditë më pas, futa në ligjëratën time një aluzion jo fort me respekt (edhe pse me humor) ndaj një figure të njohur të Panteonit të krishterë.
Të gjithë nisën të qeshnin dhe studenti mysliman iu bashkua gazit të përbashkët. Në fund të mësimit, e kapa për krahu dhe e pyeta përse kishte treguar mungesë respekti ndaj fesë sime.
Nisa t’i shpjegoja dallimin midis një batute me humor, duke përmendur ashtu kot emrin e Perëndisë dhe blasfemisë, dhe e ftova të ishte më tolerant.
Ai kërkoi ndjesë dhe e kuptova që u bind. Ajo që ndoshta nuk e kapi mirë, është toleranca e skajshme e botës katolike. Në një “kulturë” të mallkimit, një besimtar me frikë te Zoti, e përshkruan hierarkinë më të lartë me epitete që s’m’i nxë goja, e, në këto kushte, çfarë do të na skandalizonte më tepër?
Por jo të gjitha marrëdhëniet edukative mund të jenë paqësore dhe të qytetëruara, si kjo që pata unë me studentin tim. Në rrethana të tjera, është më mirë ta qepësh gojën.
Po çfarë do të ndodhte në një kulturë, në të cilën nga frika se mos bësh ndonjë gafë, as studiuesit nuk do të guxonin më t’i referoheshin (sa për të thënë) një filozofi arab?
Do të shkaktohej një damnatio memoriae, pra, bjerrja e një kulture të respektueshme e të shëndetshme nëpërmjet heshtjes. Dhe kjo nuk do t’i shërbente njohjes dhe të kuptuarit reciprok.
*Ese nga libri i Umberto Ecos “Pape Satan Aleppe”, kronika të një shoqërie të lëngshme/ Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar
Ku e gjeni fjalen llapaqenë?! More idiota!
Kjo është shprehje teheronse. Shkruani shqip. Po e shkatërroni gjuhën tonë,o gomerë.
Pse mer katunar ste pelqen ty e po pastaj . Llapa plus qen clidhje ka me teheronsen kur edhte bashkim i paster i dy fjaleve shqip . Te ka frustry qe i vogel inferioriteti provincial e sdel dot ..
Bukur. Kultura e te medhenjve.
Moj/Mor Vjeshta! E paske kuptu qerrata fjalën tironse. Ti nga je? Nga Veriu? Nga Jugu? Na ofro një fjalë tjetër që të ketë efekt. Gjuha jonë është shkatërruar me kohë. Që nga 90-ta nuk mësohet shqip. Edhe nja 10 vjet dhe do flasim të gjithë esperando. Se për të shkuar e ka kohë që shkruajmë me hieroglife.
ka njëfarë të drejte vjeshta por ka pak problem shqipja këtu
po të përgjigjem nga fjalori
LLAPË f.
1. bised. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës (edhe keq.). Llapa e qenit (e ariut).
Kafshoj llapën. Fute brenda (në gojë) atë llapë!
2. Pjesa e jashtme e veshit. Llapa e veshit.
3. Copë prej lëkure a prej rrobe në trajtë të gjuhës që përdoret për të mbuluar diçka; copë e zgjatur, që varet në petkat. Llapa e topit. Llapa e këpucës. Llapat e xhokës. Llapat e kapelës veshëzat. Këpucë me llapa. Qep llapën. I vareshin llapat.
4. Pjesa e gjerë e gjethes pa bishtin; bised. Fleta e bimëve. Llapa e gjethes.
Llapat e pemëve.
5. Pjesë e diçkaje, që vjen e zgjatur si gjuhë. Llapa e kazmës. Llapa e bombës.
Një llapë qepe. Llapa e pipëzës. Llapa e parmendës veshëza, llapari.
6. Dele a dhi me veshë të mëdhenj e të varur.
* I doli llapa u lodh shumë nga diçka; vuajti shumë. Ka llapë ka shumë fjalë, flet shumë, ka gojë. E ka llapën (gjuhën) të gjatë (të madhe) shih te GJATË (i, e).
E ka llapen (gjuhën, gojën) të keqe. shih te KEQ (i), ~E (e). E ka lëshuar llapën (gojën gjuhën) shih te LËSHOJ.
LLAPËGJERË mb. bised.
Gjethegjerë. Dru llapëgjerë.
LLAPËHOLLË mb.
Që e ka llapën e gjethes të hollë; fletëhollë. Dru llapëhollë.
LLAPËMADH mb. bised.
1. Gjethemadh. Dru llapëmadh. Duhan llapëmadh.
2. Që flet shumë, që është fjalaman i keq; gjuhustër.
LAPA f.
1. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë, me patate etj. dhe që përdoret si ushqim për fëmijët e vegjël. Llapa orizi (gruri, patatesh). E ushqen me llapa. I jep llapa.
2. Pelte e qullët, që bëhet duke zier bimë të ndryshme mjekësore dhe që vihet mbi plagët për t’i mjekuar. Llapa me farë liri (me sinap). I vuri një llapa plagës.
E poqi llapaja çibanin.
3. përd. mb. I qullët e i trashë. U bë gjella llapa. U bënë llapa fasulet.
LLAPAQEN mb. përem.
1. Që s’pushon së foluri, që është fjalaman i keq; që flet mbarë e prapë.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Nuk e duroj dot atë llapaqen.
pra me morfologji të saktë duhej llapëqen por sipas gjuhës standarde është “llapaqen”
Shoke komentuesa!Lerini zenkat alla Shqiptarce dhe verjani veshin thelbit te artikullit.Dallimi i botes se perendimit me te lindjes se mesme eshte i thjeshte!Ne perendim mund te thuash mendimin tend dhe te nesermen je prap ne kete jete-ne lindje mos guxo te sjellesh argumente per dicka qe eshte tabu se fap-te heqin koken.Ndodh qe te heqin koken edhe ne perendim po gjithmone ndonje shume i kulturuar me prejardhje…..!Shyqyr qe jemi shumice dermuese ateiste ne Shqiperi!Te pakten nje te mire na e la Ai!
Torino-besoj se nuk e keni kuptuar deri ne fund kete artikull brilant. Sigurist se ajo qe thoni juve eshete e vertete kur flitet per intolerancen e botes myslimane kundrejt cdo permendje negative te profetit te tyre dhe reagimet perkatese qe mund te te kushtojne deri edhe jeten, por as bota e ashtuquajtur e qyteteruar nuk eshte aq tolerante sa duhet dhe pikerisht kete thekson nder te tjera artikullshkruesi. Ne vendet e zhvilluara nuk mundet me te flasesh ate qe mendon, pasi dikush mund te fyhet. Eshte arritur deri aty sa qe ne shume kompani, perfshi edhe ate multinacionale ku punoj, Kodi i Sjelljes e ndalon kategorikisht qe te sjellesh ndonje argument qe kritikon nje fe te caktuar, pasi dikush mundet te te raportoje dhe punonjesi mundet te humbase edhe punen. Keshtu nuk mundet me te flasesh per homoseksualet, bi-seksualet, lesbiket, rracat e plot aspekte te tjera. E ardhmja duket akoma me e cmendur se sa kjo qe permenda me siper. Me nje fjale, nuk ka me liri te fjales me te cilen perendimi eshte mburrur ne keta 150 vitet e fundit.
Me fjalen llapaqen tregon kulturen dhe dipllomen e bler me lek artikullshkrusi , tregon mosperputhjen e shkolles dhe kultures private.
Ky shkrim, teper cilesor, merret me thelbin e arsyes te vrasjes se mesuesit francez. Nje trajtim ekselent mbi nderveprimin e kulturave ne kohen e sotme, sidomos ne evrope. Por alabakria, te paafte per te kuptuar dhe diskutuar permbajtjen e shkrimit, merren me budallalliqe.
I fundit shkrimtar italian erudit mendimtar,eseist,kritik letrar ,filozof dhe romancier. Mendimi i tij eshte si i cdo njeriut mendimtar i pavdekshem. Kurre e pyeten cfare do te beje po te ishe perandor i botes ai pergjigjet : duke u moshuar kam ndryshuar mendimet une do ta lejoja boten te bente vetvrasje nga pavetedija . Kjo tregon qe kultura e nje njeriut ka lirine e fjales, dje ne France nje francez shprehte ne na e shajne perendine tone dhe e pranojme kurse po per te kete gje na vrasin radikalistet. Leonardo da Vinci shprehesh forca lind nga dhuna dhe vdes nga liria.