‘LSI merr vota majtas-djathtas’, Mediu thumbon: Taktikë e tyre, duhet ta konsiderojmë dhe ne. PD na ka marrë vota gjithmonë

21 Tetor 2020, 22:23Politika TEMA

Kryetari i PR, Fatmir Mediu është “ankuar” duke thënë se gjithmonë partitë e mëdha i marrin vota partive të vogla.

Ai tha se në 2009 dhe në 2013 PD i ka marrë mijëra vota PR, për të nxjerrë deputetë.

Më tej Mediu tha se LSI e ka taktikë të saj koalicionin me PD dhe PS, duke marrë vota të majta dhe të djathta, duke thënë disi me thumbim se dhe PR duhet ta konsiderojë këtë gjë.

Mediu: Kam raste konkrete kur partitë e mëdha i kanë marrë vota partive të vogla, jo e anasjellta.

Në 2009 PR me 32 mijë vota mori 1 deputet, ndërsa PD mori 1 deputet me 8 mijë vota.

Në 2013 PR me 18 mijë vota mori 1 deputet, ndërsa PD e mori 1 deputet me 8500 vota. Janë vota që i kanë shkuar PD për t’u kthyer në mandate.

Prandaj po them që është e rëndëishmë që të kemi patformën e përbashkët politike. Ka të drejtë LSI që thotë se nuk dua ta humbas identitetin tim politik.

Dhe nuk duhet thënë se merr vota majtas djathtas, ajo është taktikë e tyre.

Ndonjëherë e mendoj që ta kishim ndjekur dhe ne si PR. Nuk është e vështirë për të vendosur se si do të dalë opozita në zgjedhje.

3 komente në “‘LSI merr vota majtas-djathtas’, Mediu thumbon: Taktikë e tyre, duhet ta konsiderojmë dhe ne. PD na ka marrë vota gjithmonë”

  1. Troposa says:

    Nje Mut…..ska me te djathte apo te majte….dhe PS-e djathte eshte…

  2. kujtimi says:

    Zoti balla ben krim qe promovn kriminele te tille si ky mediu, i cili jo pak por eshte ergjegjesi kryesore, se bashku me salen per vrasjen makabre te 26 qytetareve ne gerdec. Si mund qe ky kriminele te dale deputet e te riciklohet perseri per te vrare qytetare te ndershem dhe shkaterruar pronen e tyre. Ne asnje menyre media nuk duhet te promovoje kriminele te sojit te mediut.

  3. kujtimi says:

    Harrova te them se parti qe kane ne drejtimin e tyre kriminele si mediu duhen nxjerre jashte ligjit, si grupe kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje