Nga Skënder Minxhozi
Vendimi i qeverisë shqiptare për ta çuar në arbitrazh ndërkombëtar çeshtjen e kufirit detar me Greqinë nuk ra si një rrufe në qiell të kthjellët. Edi Rama e ka filtruar prej kohësh në opinionin publik idenë se vendimin për kufirin detar me Greqinë duhet ta marrë një gjykatë ndërkombëtare, e jo bisedimet dypalëshe. Që do të thotë se të gjitha çeshtjet e nxehta që kanë të bëjnë me shelfin kontinental dhe zonat ekonomike, dot të jenë subjekt i një interpretimi të paanshëm. As grek, as shqiptar.
Natyrshëm, jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Edhe kjo rrugë që kanë vendosur të ndjekin dy shtetet, ka risqet e saj, kryesisht për ne si shqiptarë. Pesha ndërkombëtare e Greqisë është më e madhe se e Shqipërisë, miqtë e saj në botë, në institucionet e organizmat ndërkombëtare janë më të shumtë se tanët. Edhe lobimi grek, të cilin ne e kemi pësuar mbi shpinë shumë e shumë herë në tre dekadat e fundit, është gjithashtu një faktor me peshë në këtë dosje që do të paraqitet në gjykatën ndërkombëtare.
Por nga ana tjetër e peshores, mbetej negociimi i drejtpërdrejtë me palën greke. Dhe këtu, kur rreshton faktorët negativë për palën shqiptare, kupton se mes dërgimit në gjykatë dhe zgjidhjes me një kompromis dypalësh, çeshtja e detit është një problem bilanci mes avantazheve dhe disavantazheve të njërës dhe tjetrës rrugë.
Të bisedosh direkt me grekët për detin do të thotë të rikthesh një precedent të njohur për të gjithë ne. E kemi parë çfarë ndodhi herën e fundit që e bëmë. Rezultati qe i qartë: nëntë me zero në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes Basha-Bakojanis, me një motivacion të rëndë, ku nuk mungonin aludimet për tentativa për shkeljen e tërësisë territoriale të vendit, pavarësisë tonë si shtet etjetj.
Kemi qenë negociatorë të keqinj me grekët dhjetë vjet më parë dhe mbetet e dyshimtë që të jemi bërë më të mirë në vitet e mëpasme. Jemi po ata, të paorganizuar, pa ekspertizën e duhur, pa njohjen e thellë të problemit dhe gjetjen e avantazheve të duhura në një proces të vështirë teknik me palën tjetër.
Sikur të mos mjaftojë kjo, bisedimet tona me Greqinë kanë qenë historikisht të pabarabarta, që nga fillimi i viteve ’90. E kjo për më shumë se një arsye. Kemi gjetur përballë rregullisht një palë që nuk ka ngurruar t’i përdorë emigrantët tanë ekonomikë si “peng”, sa herë ka qenë fjala për të gjetur një zgjidhje çfarëdo: për varrezat e ushtarëve grekë, për të drejtat e minoritetit etj. Në kujtesën tonë kolektive janë ende të gjalla imazhet e operacioneve ndëshkimore, me varganët e autobusëve mbushur me emigrantë të përzënë nga toka greke, për shkak të tensionit të rradhës në marrëdëhniet Tiranë-Athinë.
Kemi pasur përballë një shtet që e ka përdorur rregullisht kartën e presionit edhe në procesin e integrimit evropian. Sa herë që shteti ynë shembte një lavazh apo gomisteri të ndryshkur në zgëqet e Himarës a Dropullit, për të ndërtuar një rrugë a një shetitore, “tymi” dilte në Bruksel a Strasburg, ku diplomatët grekë bërtisnin në kupë të qiellit për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Duke klithur me të njëjtin intensitet në anën tjetër, edhe kur nga Tirana filtronte ndonjë kërkesë e ndrojtur që kishte brenda fjalën “Çamëri”!
Si mund të negociohet në pozita të barabarta me një palë të tillë? Si mund të gjendet një zgjidhje e kënaqshme mes dy shtetesh, ku njëri bën mot e jetë rolin e afendikoit, e tjetri kompleksohet rregullisht që të mbajë veshur përparësen e hyzmeqarit?
Me Greqinë duhet një palë e tretë në tryezën e bisedimeve për detin. Gjykatë, shtet, organizëm i huaj apo personalitet me emër botëror, kjo pak rëndësi ka. Eshtë një problem tejet delikat, që t’i lihet në dorë raportit të deformuar shqiptaro-grek, të mbarsur deri në fyt nga paragjykimet, problemet e panumërta historike dhe mungesa e besimit të ndërsjellë.
Nëse na lenë vetëm me ta në një tavolinë, dy janë rezultatet më të mundshme që duhet të presim: ose do të kompleksohemi nga presionet, ose do të firmosim me mendje të lehtë dhe naivitet diçka për të cilën nuk ka më as gomë fshirëse, as korrektor në njëqind vitet e ardhshme. Më mirë disa burra me mjekër dhe petk gjyqtari diku në Vendet e Ulëta, sesa një parodi patriotësh fals apo tregtarësh flamujsh, që do t’i mallkojmë në jetë të jetëve. Shihni Ahmet Zogun e kuptojeni përse bëhet fjalë…
I drejte shqetsimi i skenerit,ai e ka kuptu se do te haje to makri grek(kjo eshte siguro)por problem jane t’arxidia,ato mund te gjakosin keq kolotripida-n e tourkalvanive…..!
Nuk besoj në Perëndi
por besoj te Perënditë
për ktë Qiell, për ktë Dhe
që më zëntë Buka sytë!
.
Nuk besoj te Kurva Plakë
që s’na hap sot ato dyer
në do kish një Londër prapë
ajo prapë do na kish shqyer.
.
Kurva s’e ndërron zanatin
mbetet kurvë dhe të vdesë
domosdo, do mbrojë Evlatin
ne na lë në pesë pjesë.
.
Unë besoj te Myslym Pasha
ishte dhe mbetet i Pari
Kurva Plakë do na bëjë hasha
dhe kur të na mbijë bari.
.
Ne na zhbënë dhe Historinë
fqinji majmet e zgjerohet
Zogollianët shkojnë e vijnë
Shqipëria vjen ngushtohet.
.
Nuk besoj në Perëndi
por, besoj ç’a është e drejtë
si na ndanë në sihni
tani po na ndajnë dhe Fetë.
.
.
.
Gopist i ruaj keto krijime (parodi) se je i pa pam. Respekt per penen tuaj.
Eshte e rend me qen….. korrak sunit.
C’ti besh Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj,por per kete nuk e ka fajin…..”kurva”(sipas dobiceve sunite) Evrope!!
je i modh fare. Amon shkruaj, se i lexoj me shume kenaqesi keto vargjet e tua
Fjalët më të inflacionuara në diskursin politik, qysh se është krijuar shteti shqiptar, janë “tradhëtar” dhe “shitës i trojeve” shqiptare. A thua se bëhet fjalë për ndonjë plaçkë dosido. Më i hershmi dhe më i përmenduri sa herë që duhet stigmatizuar Mbreti Zog, të paktën qysh nga 1945 e këndej, është se ai shiti manastirin e Shen Naumit. Nëse do të kishte njl narrlveshje për detin me Greqinë, pikërisht për arsyet që parashtron Minxhozi, po këtë stigmë do të merrte në jet të jetëve dhe Edi Rama. Por mesa duket, ky i doli përpara kësaj, duke e transferuar problemin në një arbitër ndërkombëtar. Por të jetë i sigurt që, sipas precedentit shën Naum, nuk do të shpëtojë, do përmendet e do përmendet sa herë që do ketë luftë “patriotësh”, për përfitime politike. A nuk ndodhi kështu me Ahmet Zogun? Edhe Shën Naumin, sigurisht nën presionin e ish Jugosllavisë, e la jashtë kufirit shqiptar të 1913, Komisioni Nderkombltar i Kufijve, KNN, por vazhdon t’i faturohet atij dhe sot, dhe jo nga njerëz dosido, por nga akademikë e profesorë historie. Këtë paralele historike, besoj ka dashur të na kujtojë dhe Minxhozi në rrjeshtin e fundit me retiçenca.
Skenderi kujton se Gjykatat e Arbitrazhit boteror jane si gjykatat tona.
Greket po rrembejne kilometra katrore Det.
Ti me Ramen merr lavazhet e himares.
SI TI KESH ULUR BREKET 100 HERE, PADYSHIM DO TI ULIN DHE ME DETIN, POR KETE HERE ME DIPLOMACI. ?
Minzhoz, po të ishte grek jam 1000% i sigurt se do të mbroje grekun!!! !
Edhe “minzhozi grek” shkruan kështu si ti
Kë “minzhoz” të besojmë?
Himara eshte shqiptare ne Behar dhe greke ne Dimer .race e qelbur. Ka ardhur koha tu tregohet vendi
Vlora! Cfare te beri Himara ty qe i quan rrace e qelbur?! O turkoshak palaco,gjej origjinen ne Anadoll e shko pirdhu!
Matjani Skender Minxhozi paska hallin e Ahmet Zogut qe e pagoi kthimin ne pushtet, duke i falur Nikolla Pashicit Shen Naumin e Kullotat e Vermoshi; qe dhe vrau te gjithe udheheqesit patriote te Komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves” ne Shqiperi. Edi Ramen nuk e ka sjelle Greqia ne pushtet, por vota masive e popullit te vet. Patriotet e vertete dhe jo “fals” do te vazhdojn e t’ia cjerrin masken Zogollovicit, por edhe ndonje matjani tjeter qe ka tradhtuar heronjte antifashiste shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore.
Zogu nuk fali asnje kullote te Vermoshit meqe ra fjala.
Mos genje kot me kot.
Z. Minxhozi. Gabon. Vajtja ne gjykaten nderkombetare eshte vendim politik we nuk besoj se lidhet me kapacitetet negociuse. Lidhet me mungesen e nje konsesusi kombetar. Vajtja ne gjykate shtyn vendimin ne kohe. Palet kane kohe te mos antemohen per gabimet e se kaluares. Koha u fitua dhe paqja per kete cedhtje. Deti ngeli ne ajer.
Qeverite shqiptare gelltiten nje luge çorbe te prishur me emigrantet ne greqi dhe kane vjelle 30 vjet se varesia nga greqia ka ardhur duke u rritur bashke me numrin e bashkatdhetarve ne greqi. Ata jane aq shume sa destabilizojne çdo qeveri keshtuqe…
O zoti Skender. Ceshtja do te gjykohet nga Gjykata Nderkombetare e Hages, e cila eshte gjykate me besueshmeri te larte pavaresie dhe jo nga lobistet grek. Ti kaq gje e di dhe s’ke pse perhap tymnaje kot.
Or trapa qeverite shqiptare nuk kane zgjithur problemin e pronesise branda territorit shqiptar prej 30 vjetesh e ju prisni te zgjithe ato jasht sic eshte ceshtja came dhe kufij midis shtetesh sic eshte Greqia. O popull o dele partite kane 30 vjet qe ju percajne veri jug, pronare ishpronar, revolucionar reaksionar, toke e xanum etc.
Perlë.
Ne qofte se ke punuar ne NSHRAK, atehere besoj se nuk ka patur njeri ne ndermarrje qe nuk te Ka njohur.
Por tani po te njeh gjithe Shqiperia. Falenderoj Perendite qe ke lindur ne Shqiperi, dhe une kam fatin te te lexoj.
Si duhet te sillemi e negociojme me Greqine?
Une preferoj mesimet e Enver Hoxhes PER KETE CESHTJE, jo keto qe rekomandon zoti Minxhozi.
Deti engeli det,
Atje prap do jete,
Dhe neper gjykata,
Levizin lopata….
Rruga me e mire do te ishte vazhdimi i bisedimeve direkte ,natyrisht formalisht .Vetem ne se greket do te pranonin versionin normal te percaktimit te kufiri detar,zones ekonomike dhe shelfit kontinental te propozuar nga shteti shqiptar,te firmosej marreveshja.Ne te kundert,hiq e mos e keput,edhe dhjetra vite… Keshtu veprojne diplomacite moderne dhe me pervoje.Ka nje pervoje interesante gjithe bisedimeve Ribentrop…Molotov para luftes se dyte b.Hitleri i kerkoi Ribentropit te shpejtonte marreveshjen me ruset….Ribentropi i pergjigj,…eshte e tmerreshme te bisedosh me Molotovin,,,,,per cdo cm2 hapsire ne favorin tone kerkon minimumi dyfish per ruset.Behej fjale jo per toka gjermane dhe ruse por per tokat e te tjereve .Atehere perfundoi bisedimet i tha Hitleri ministrit te tij sepse i duhej koha.Perfundimi ,Stalini gllaberoi nje te treten e Polonise, vendet Balltike ,Moldavine,dhe sulmoi Finlanden duke i marre hapsiren afer Leningradit.
Po ne qe diskutojme per hapsirat tona ,perse duhet ti japim kohe Greqise,e cila tani ndodhet nen presionin turk….Perderisa,marreveshjet nderkombetare nuk jane te qarta ,gjithmone ka rrezik interpretimesh ,te cilat ne gjykaten e Hages mund te jene ne disfavorin tone….Prandaj zvarritja e bisedimeve ndoshta do te ishte varianti me i dobishem per ne ,deri sa greket te pranonin nje zgjidhje te drejte.Ne te kundert,asnje firme…..
Nderkohe pashe ,,analistet,, qe kritikonin Ramen per miqesine me ,,autoritarin,,Erdogan.Pra sipas ketyre idioteve antishqiptare,,Shqiperia,nje vend i vogel ,i varfer,i ndare ,ka luksin te beje politike boterore per format e regjimeve…Nga ana tjeter te gjitha vendet e pasura ,me ne krye SHBA dhe Gjermanine ,megjithe politiken dhe veprimet nderhyrese te Erdoganit,mbajne partneritet strategjik me Turqine dhe te gjitha vendet ku i interesat gjeoplitike dhe ekonomike jane te medha ,pavaresisht ne se jane ,,demokrate,,autokrate,,apo ,diktatore…. Analistet dhe media jone ,bashke me disa politikane idiote vijne akoma nga deliri i madheshtise ,nderkohe qe ka ardhur koha qe te jemi pragmatike , sic veprojne Austria,Zvicra,Finlanda,Suedia ,shumica e vendeve te zhvilluara ,bile edhe Serbia kohet e fundit.Ne kete kuptim ,pragmatizmi politik i Rames jo vetem duhet vazhduar ,por duhet thelluar.Interesat kombetare dhe parate nuk kane ngjyre.Edhe kollaro e Rames me flamur dhe yll te kuq e kishin nje simbol… U kujtonte grekeve qe grykat e topave te para 90 mund te kthehet serisht ne bunkeret e tyre.Nderkohe qe mjerisht disa injorance analiste tmerroheshin nga ,,ylli komunist ,,i Rames.pa kuptuar asgje.asgje
Botoni komentet Tema per Minxhozin se lat nam.