Berisha apo Basha është lider më i mirë? Shehi: Nuk gjykoj njerëzit e PD, unë jam më i miri i LZHK

21 Tetor 2020, 18:45Politika TEMA

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i pyetur se kush lider është më i mirë, Berisha apo Basha, nuk ka dhënë një përgjigje lakonike, por la të kuptohet se secili ka kohën e tij dhe është populli apo historia që e vendos.

Gjatë një interviste me gazetarin Besart Jacaj ne Report TV, Shehi me humor tha se nëse do pyetet për më të mirën e LZHK-së, do ishte ai vetë.

Pyetje: Kush është lider më i mirë, Berisha apo Basha?

Shehi: Shiko, unë nuk gjykoj njerëzit e PD këto 25 vjet…po të më pyesësh kush është më i zoti i LZHK-së, them jam unë.

Berisha kishte kohën e vet, e ka mbaruar kohën. I takon historisë, e ka historia në dorë ta gjykojë. Basha është në kohën e tij tani, kur ta mbarojë do ta gjykojnë.

Në 30 vjet Shqipëria është pjekur, Basha është rritur politikisht. Po jetojmë kohë të ndryshme, tani teknologjia është zhvilluar. PD ka kohën e duhur, mjetet dhe njerëzit për ta ndryshuar këtë situatë.

Po unë s’jam me këto jo tenxherja jo tepsia, unë jam për ta përmbys fare tepsinë, që po nuk u bë një përmbysje e tillë, situata ka për të mbetur e rëndë gjithnjë.

Sistemi që i merren lekët të varfërit dhe i jepen të pasurit, është më i keqi. Pse po ikin njerëzit? Hajde gjejmë përgjegjësitë dhe përgjigjet.

2 komente në “Berisha apo Basha është lider më i mirë? Shehi: Nuk gjykoj njerëzit e PD, unë jam më i miri i LZHK”

  1. shoku zenit e argites says:

    Ti pijetar ose pijanec shendrite kur ndertove
    firmat piramidale
    ik o njeri futi dopjon se mbyllet lokali
    dhe ti je nje palok ose ndok
    mos te themi grid o voksh
    jeni vari karin pa perjashtim
    deri 2029 vetem vaisni bythen dhe mbani rrocken
    e rames ske cfare te beni
    u ka fal zoti te pa gdhendur

  2. Patriot says:

    Pergjigja nuk eshte e sakte. Ky eshte me i miri she me i keqi i partise, sepse partia vetem kete ka. Laje,thaje vetem ky eshte ne ate parti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje