Gazetari zbardh skandalin e ri të presidentit: Meta i dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

21 Tetor 2020, 20:16Politika TEMA

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së fundmi një investigim në lidhje me nënshtetësitë shqiptare të lëshuara nga institucioni i presidentit dhe nga vetë presidenti Ilir Meta.

Në lidhje për këtë ai foli në studion e emisionit “Top Talk”, ku theksoi se sipas tij nënshtetësitë janë dhënë për qoka. Doçi tha se presidenti Meta ka dhënë nënshtetësi në formë të përshpejtuar për persona të inkriminuar, një prej të cilëve sipas tij ka kryer 5 vrasje në Kosovë.

Për më tepër thotë Doçi, ky preson i është dhënë nënshtetësia shqiptare, pasi është konsideruar nga presidenti Meta si aset kombëtar. Gjithashtu nënshtetësi sipas Doçit, janë dhënë edhe për  shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, që kanë kryer një sërë paligjshmërisë në vendin e tyre.

Këto pasaportat janë dhënë për qokë, apo për përfitime financiare, si e mendon këtë gjë?

Adriatik Doçi: Aktualisht unë kam dokumentuar, paligjshmërinë e dhënies së nënshtetësive shqiptare, duke e kamufluar me personalitete që vërtetë e meritojnë dhe e kanë futur persona të tjerë. Për çfarë arsyesh e ka shkelur Presidenti i Republikës në mënyrë flagrante ligjin, kjo duhet hetuar nga organet ligjzbatuese. Dyshimet e mia janë për qoka,  për përfitime politike, mbase për interesa të caktuara financiare. Ose mund të jenë të gjitha, ose asnjëri nga këto versione, këtë duhet ta verifikojë prokuroria.

Po përse duhet unë të shkel ligjin në kohë, kur mund të them t’i do e marrësh pasaportën shqiptare, do të presësh kohën e nevojshme dhe jemi brenda rregullave. Presidenti më duket shumë naiv në sjelljen e tij, jo vetë presidenti, stafi teknik ligjor që merret me këtë gjë nuk më duket aq naiv sa të bënte këtë gabim. Nuk ka ndonjë lapsus këtu?

Më të vërtetë nuk bëhet fjalë vetëm për kohën, në procedurat normale zgjasin rreth 1 vit. Nuk është vetëm koha është dhe kushti. Sepse që të futen në këto procedura, aplikanti për nënshtetësi shqiptare duhet të ketë banesë në Shqipëri dhe duhet të paktën të ketë jetuar të paktën 5 vitet e fundit në Shqipëri, këtë kusht nuk e plotësojnë, duke mos e plotësuar këtë kusht, i kanë hyrë kësaj procedure të përshpejtuar nën kamuflimin e aseteve kombëtare.

Juve nuk mendoni që koha është elementi kryesor në këtë gjë. Në momentin që keni sjellë në vëmendjen publike, a ka pasur një reagim nga prokuroria. A të kanë thirrur për këtë gjë?

Aktualisht nuk ka asnjë lloj lëvizje dhe sinjal nga prokuroria të nis hetimet, për të konfirmuar nëse këto fakte që ne i përcjellim publikut, ky investigim, ka apo jo elementë të veprës penale të konsumuar nga Presidenti i Republikës. Sipas meje Presidenti i Republikës ka shpërdoruar detyrën, faktet këtë tregojnë.  Në reagimin e presidencës, përveç fyerjeve familjare, shantazhit, kërcënimit të koduar, kishte një pretendim që këtë nënshtetësi të dhënë në emër të interesit kombëtar, të cilët rezultojnë një pjesë që janë persona të inkriminuar.

Një ndër personat është dënuar me vendim të formës së prerë për 5 vrasje, për vrasjen e një familje të tërë në Kosovë. Ky person ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, jo me procedurë të zakonshme, por e ka marrë nënshtetësinë si një aset kombëtar. Sepse me procedurë normale ai e ka kryer dënimin dhe mund të vazhdojë të aplikojë për nënshtetësinë shqiptare. Por ta marrë nënshtetësinë shqiptare si hero është shumë komprometuese për opozitën dhe Presidentin e Republikës. Në këtë listë ka persona të arrestuar për manipulim votash. Këto janë shqiptar të kosovës. Janë persona të arrestuar për grabitje pronash, për dhunë, përleshje nëpër institucione, të gjitha të dokumentuara të përfolura dhe akuzuara nga mediat.

27 komente në “Gazetari zbardh skandalin e ri të presidentit: Meta i dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje”

  1. ???????????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

    1. Nino says:

      Like floriri tall karin me shqipetaret nga mengjezi ne darke??

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Ç’ka këtu për t’u habitur
        ç’ka këtu për t’u sqaruar
        Vrasësi vrasësin ka sajdisur
        dhe për ktë është paguar!
        .
        Liken nuk e bren meraku
        e mban veten për qibar
        me pesë vrasje të një barku
        për Liken është fillestar.
        .
        Po t’i hapen Likes letrat
        Likja ngrihet në piedestal
        se direkt a indirekt
        Likja del vrasës serial.
        .
        P.S.
        Likja fsheh me mijëra krime
        mos i shkoftë kush për mort
        ju vazhdoni me hartime
        unë po shkoj, se do shof sport!

    2. Drejtesia e munguar says:

      Likes i duhen pare se do bleje nje stalle lopesh ku cdo lope do kete dhome e guzhine bashke me nje banjo.
      Cte keqe ka ketu…?

    3. Kalec Dega says:

      Flori te kemi, flori te EDrames, lol!
      =
      shih si bojne shqiptaret sikur e kane inat, komunistin e cepanit, lol!

    4. Prof Dr.Kalec Dega says:

      ham, ham, ham, si Brace, Palla EDRAMA…

  2. era! says:

    Po mire mo detyren ka bere
    Nuk ka bere asgje me shume se cfare i ka kerkuar xhepi..(me falni) PARTIA e LESHIT…….

  3. shoku zenit e argites says:

    Shikoni pra kelyshi kurves
    ky eshte presidenti
    hajdut
    Arbeni Krajave i SPAKUT
    a ka ndonje pyetje
    apo vetem flen gjume

  4. Lol says:

    Like, je njesh. Keshtu vazhdo se s’te vjen me ky rast. Jepi!

  5. Astrit says:

    I lumte ketij zagari dhe hajduti me i korruptuari i Ballkanit, ku nuk ka drejetesi ne kete vend.Ketu denohen vetem njerezit pa perkrahje.

  6. emilio says:

    Ne burg Hajdutin me ze dhe figure.

  7. Titi says:

    Akuza eshte shume e rende, dhe presidenca duhet te sqaroje shqiptaret dhe jo te fyeje gazetarin ..edhe n.q.s akuza nuk qendron. Ose Spaku duhet te beje detyren.

  8. Poko says:

    ku do ti gjente paret Mona per fushaten zgjedhore, ja perse ai dekretoi nenshtetesine.beni logarine vet tani ,sa i bie te fusi ne zhepin e saj e sa ne te partise.

  9. Aleanca per mbrojtjene tallashit says:

    Likja i ka ditete numeruara,
    sa me shume zullume dalin ne drite aq me shpejt iken Likja per lesh.
    Vazhdoni me qetesi nxjerrjen e fakteve te tjera,
    aaa se per pak harrova, edhe me dashuri!!!!!

  10. Militanti says:

    O kara ,kto jane çfare thote gazetari Doçi .
    Eshte opinion i tij ,siç thote shpesh Udheheqesi yne Edi Rama. Kurse kto leshohen me komente “e shikoni ,ky eshte presidenti hajdut.
    Te jeni te sigurt se asgje nga keto nuk qendron dot as te SPAK as te asnje gjykate ne shqiperi as ne bote.
    Por me kto ato Doçerit ju mbajne pallen ngreft militanteve te PS -se.

    1. Gazetar says:

      Doci nuk thote fjale, por fakte. I dallon fjalet nga faktet militant?

  11. Ha ha ha says:

    Ej Doçi zbardh skandalin e ri ,se me ato te vjetrit u kry puna. Me ato e myten Ilirin fare.
    HA HA HA .

  12. Mihali says:

    Ilir Jon Ilir lfloriri cde gje e perkthen.lek,para,£vvro,$dollar,he dhe cdo gje tjeter me kete tingellim.

  13. Shenjestra says:

    Arben Kraja po i bene hije Sali Berishes dhe ka rene ne gjum litargjik.Nuk do t’ia dij fare.Ai e siguroi vendin e punes per 10 vjete dhe fle i qet.

  14. Pensionist says:

    Duhet pare me shume kujdes ceshtja, se po te jete bere per pune pazaresh dhe perfitime financiare, kete e kane bere persona te vecante dhe jo persidenti. Ai eshte deklaruar se eshte i paster dhe kur ishte ne aleance me kryeministrin Rama, e ka mbrojtur kete te fundit dhe nuk e ka lene te vjedhe… Te tjeret rreth tij, qe jane marre direkt me praktikat e dhenies se shtetesise shqiptare, keta jane direkt pergjegjes. ”Bosat” e kesaj pune mund te kene edhe pasaporta diplomatike dhe ikin kollaj me ”sherbim” jashte shtetit dhe hajde t’i gjesh pastaj.
    Nje gje eshte e vertete ne kete mesele: Ka shkelje te ligjit per dhenien e shtetesise, nuk jane mbajtur parasysh afatet, nuk eshte bashkepunuar me institucionet pergjegjese (MB dhe ministrite e tjera). Kjo pune bie erë.
    Pergezime per gazetarin Adriatik Doci. Kurajoz, i paanshem, i ndershem dhe profesional denoncon hapur nje shkelje te rende te ligjit themelor te shtetit. Drejtesia duhet te vihet ne levizje. Ne te gjithe boten e qyteteruar te dhenat e shtypit, qe kane interes per luften kunder korrupsionit dhe krimit, marrin prioritet, organet e specializuara vihen menjehere ne levizje dhe bashkepunojne ne menyre te ligjeshme me median perkatese.

  15. Tomori USA. says:

    Mire Ilir Meta qe ka dal mendsh dhe duhet te pergjigjet penalisht per shkelje te ligjit, por stafi, opo sevilat qe ka mbledhur pas vehtes, kan frik ti ven fre keti te lajthituri nga mend qe, u jep nenshtetesi jasht ligjit krimieleve, vrastareve, hajduteve, apo personave qe jan ne ndjekje penale ne vendet e tyre. Si ka fytyr ky mashtrus te flas per ligje e kushtetut, kur ka mbi dy vjet, sidomos nga qershori i vitit te kaluar e ne vazhdim , ka shkelur kushtetuten dhe ligjet e shtetit shqiptar. Parlamenti, drejtesia e re duhet ti ven kufirin tek thana keti harbuti, qe esht kethyer ne rolin e kryetarit opozites.

  16. Spak says:

    Nese Spak nuk leviz ne kete rast atehere kot sa ekziston. Do te thote qe Drejtesia nuk eshte njelloj per te gjithe ne Shqiperi. Shkoni arrestoni pleq per 10 grame kanabis!

  17. Shqiperia iku per dhjam qeni says:

    Se kush ishte Likja e dinim por zhgenjimi me i tmerrshem ngelet SPAKu dhe “drejtesia e re”.
    Shqiperia ka ngelur viktime sa e mafjes se likeve, fevzove, shkerdheneve dhe shkerdhitave aq edhe e dores se zeze te mafjes nderkombetare te financave, ambasadave dhe sherbimeve sekrete terroriste te tyre. Shqyen Shqiperine, shkaterruan ushtrine, na pushtuan, na hodhen ne humneren e borxheve, rrembyen sherbimet sekrete, rrembyen sektoret strategjik dhe i shqyen, rrembyen me propagande dhe shantazh drejtesine, kane 30 vjet qe spastrojne etnikisht Shqiperine, asnje autostrade lidhese, asnje aeroport, asnje fabrike, asgje nga Europa, vetem tuba qe furnizojne gojen e Europes me gas dhe xhepin e Amerikes me dollare dhe ambasada, Janulla, evgjite greker, Turqia, arabe, vatikanas qe jane pronare te Shqiperise dhe Zotit qe duhet te besojme
    Na kane marre dhe trurin peng, por ne perfunduam sa skllever te tyret dhe 30 vjet ne koliben jashte mureve te Europes qe ushqehemi si teveqele me lugen bosh te fashizmit racist europjan te quajtur ” Proces Integrimi”.

  18. joel shkodra says:

    Po emer a ka ai person qe paska kryer 5 vrasje ne Kosove dhe ka marre nenshtetesine shqiptare? Apo gazetari ka frike te nxjerre emrin (edhe emrat per te tjeret qe permend). Prandaj, nuk me duket fort “i zbardhur” ky investigim i gazetarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje