Presidenti Ilir Meta takon veteranin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hamit Balla, në 100-vjetorin e lindjes dhe tregon për bisedat rreth atyre që kanë “ndodhur në Shqipëri këtë shekull dhe mësimet që duhet të nxjerrin gjeneratat e reja për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së kaluarës”.
Teksa ka publikuar këtë foto në rrjetet sociale, Meta shkruan nuk kishte për të “kënaqësi më të madhe se të këndonim së bashku “Na këndojnë pushkët nëpër kulla” të rapsodit të madh dibran, Qerim Sula”.
“Rrallë ke mundësi të takosh një shembull kaq frymëzues personaliteti si Hamit Balla, ku të jenë jetësuar në mënyrë madhështore atdhedashuria, patriotizmi, fisnikëria, trimëria, mençuria dhe urtësia e dibranit”, shkruan ndër të tjera kreu i shtetit.
Postimi i plote i Metës:
Dje në Sukth, në shtëpinë e veteranit shekullor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hamit Balla, për t’i uruar jubileun e artë, 100-vjetorin e lindjes.
I lumtur të kalonim momente festive në një mjedis të ngrohtë, së bashku me dhjetëra të afërm e miq të familjes Balla, nga Hurdhë Muhuri i Dibrës, të shquar për tradita patriotike.
Rrallë ke mundësi të takosh një shembull kaq frymëzues personaliteti si Hamit Balla, ku të jenë jetësuar në mënyrë madhështore atdhedashuria, patriotizmi, fisnikëria, trimëria, mençuria dhe urtësia e dibranit.
Me memorie të kthjellët, si luftëtar i pamposhtur në Luftën e Dytë Botërore, ndamë shumë vlerësime për gjithçka ka ndodhur në Shqipëri këtë shekull dhe mësimet që duhet të nxjerrin gjeneratat e reja për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së kaluarës.
Nuk pata kënaqësi më të madhe se të këndonim së bashku “Na këndojnë pushkët nëpër kulla” të rapsodit të madh dibran, Qerim Sula.
E festofsh shekullin e dytë të jetës tënde me shëndet të plotë e mbarësi, Hamit Balla.
Kur del ne foto,duket si per gjynaf,ne mesazhet tregon muskujt.E kemi komandant trim Liken,trim Cepanak,qe zbriti me deshire nga 1000 mt mbi nivelin e detit,ne nivelin zero.Tani e kemi me te qarte strategjine e luftes, te gjitha sulmet do vijne nga gjiri i lalsit,saktesisht nga kulla e Monalikes.
qenie bastarde imorale & tinzare intrigant & i paskrupull
deri ne kocke.
Dikush ,
duhet t’ja kursej Njerezimit kte rrace zvarranikesh helmuse
Na kendojne pushket neper kulla , apo na ndrijne florinjte neper tynele . Nuk e di kush vlen me shume per presidentin me te korruptuar te Shqiperise ?
Sa po te djeg bytha. Nuk ngrihet njeri per vjedhjet e tua, pervec parazitve qe ke si vetja dhe te lepihen duke kujtuar se do vish ne prap ne pushtet.