REPLIKAT/ Ralf Gjoni perplaset me Spartak Brahon: Nga çanta e zezë ke marrë të bardhë dhe po ndryshon historinë. Braho: Ke hyrë në Kuvend nga vrima

22 Tetor 2020, 12:25Politika TEMA

Debate të forta ka pasur sot në Parlamet mes Ralf Gjonit dhe Spartak Braho për ndryshimin e historisë, që sipas deputetit Gjoni po e bën Braho.

Në fjalën e tj deputeti Gjoni tha se kjo është e turpshme, pasi rishikimi i historisë duhet të bëhet nga historianë dhe akademikë.

Si  përgjigje, Spartak Braho i tha Ralf Gjonit se në Parlament nga hyrë nga vrima, ndërsa vetë ai ka në 1997 që zgjidhet nga populli.

 Ralf Gjoni: Të nderuar kolegë. Epo që në vitin 2020 Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë këtë nuk kishte për të ma marrë mendje kurrë. I paparë je baba Taku i paparë. Sot Spartak Braho rishkruan historinë e Shqipërisë, ka ndryshuar profesion nga çanta e zezë ka marrë çantën  e bardhë. Nga të zezat me të cilat je marrë për dekada, sot  je kthyer në zbardhës të historisë. Kjo  është e turpshme zoti kryetar. A e kuptoni se historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh. Çfarë je duke bërë zoti Ruci. Ju pranoni të shqyrtoni një propozim ligjor për të ndryshuar historinë.

Shqiptarë shiheni çfarë po ndodhe: Në nenin 1 të këtij projekt ligji thuhet: Periudha e komunizmit është periudha e historisë nga 29 nëntori 1944 deri në 8 dhjetor 1990. Një fjali dhe u ndryshua historia. Si mundet që një grup deputetësh të ndryshojë historinë.  Me këtë mendësi i bie që nëse  Rama nesër ka një interes nga Greqia apo një votë greke për hapjen e negociatave, e bie që me disa deputetë me lëpirëse në dorë Rama të fshijë historinë e Shqipërisë dhe të fshije gjenocidin grek ndaj çameve. Historia në vende normale, nuk po flas për vende serioze, ndërrohet përmes komisioneve konsensuale ndërinstitucionale në bazë të kërkimit shkencor historik.

Spartak Braho: Ralf Gjoni ka hyrë nga vrima në parlament si deputet. Unë kam që në 1997 i votuar si mazhoritar. Mua më ka peshuar populli. Ralf Gjoni nuk është peshuar akoma dhe sot ka marrë rolin e korrigjuesit ai të historisë.

3 komente në “REPLIKAT/ Ralf Gjoni perplaset me Spartak Brahon: Nga çanta e zezë ke marrë të bardhë dhe po ndryshon historinë. Braho: Ke hyrë në Kuvend nga vrima”

  1. Albano Kratia says:

    Kur flet edhe kumbari Spartak Braho qe eshte zgjedh nga populli kjo eshte hapu dhe te futem sa me pare.

    Ka 30 vite parazit aty ne ate parlament dhe kumbar i mafias.

  2. Pianisti says:

    Popullin shqiptar ndryshimi i sistemit e gjeti 80- 90 % komunist keshtu qe eshte normale qe fytyra te ndyra te diktatures si ky, ish prokurora,ish gjykatesa,ish sekretare partie i voton per deputet dhe i ngarkon me ndertimin e demokracise.
    Ndodh vetem tek ne.Demokraci me komunista ne kurriz te antikomunisteve.Dhe pastaj i bejme pyetjes vetes pse nuk behet ai vend.
    Po si mundet te behet me keta ?!
    Ato robt ku ti keni t’gjith.

  3. Tirana says:

    Bastarde qe te dy…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje