Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në interpelancën që po zhvillohet në parlament këtë të enjte për sistemin e burgjeve, akuzoi se ka deputetë edhe brenda sallës së parlamentit që gjithë këtë proces e bëjnë për shkak të lidhjeve që kanë me element brenda burgjeve, dhe sidomos pas aplikimit të sistemit 41-biss.
“Nga 2017 kur unë mora drejtimin e ministrisë, ndryshimet kanë qenë rrënjësore. Në tre vjet kemi kryer reforma të rëndësishme që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë.
Zbatimi I regjimit 41-biss ka shënuar një kthesë të jashtëzakonshme, duke ndërprerë sadopak lidhjet me krimin” tha Gjonaj.
Sipas saj, puna ka qenë e madhe. Janë 937 kallzime penale nga drejtoria e burgjeve ndërkohë që 235 janë punonjës të burgjeve. Kjo do të thotë se po luftohet korrupsioni në burgje, tha ajo.
Interpelanca është kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi, dikur ka shërbyer në qeverinë “Rama” si zv.drejtor I Përgjithshëm I burgjeve.
e ka fjalen per kryeministrin.
Bravo ministre per gjithe punen qe po ben per burgjet…. lere kete injorantin te flasi ca te doj, kur vete ky nepee burgje kur ishte nendrektor e kishte mendjen te hante mish me drejtori jo te bente punet… matrapaz ka ngelur gjithe jeten
Bravo per 41visin se aty do futet dhe lefteri qe ka shoqeri gjith ktiminelet dhe tani i djeg bytha se ashtu i jane prishur nja 2 gjera…. sa i “futesh ne pjese” ktyre sa i prish ndonje pazar, keta direkt hidhen pupthi