Futi telefonin në qeli por u kap nga kontrolli rutinë: ‘Gaxhait’ të Vlorës i shtohet një dënim me 1 vit burg, i del në mbrojtje Prokuroria

23 Tetor 2020, 12:32Kronika TEMA

Gazmend Barka do të vuajë një vit më shumë në qeli. I dënuar me burg përjetë, gjithshtu i njohur si “Gaxhai” është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me një vit heqje lirie pasi u kap me telefon brenda qelisë. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se vendimi është dhënë një javë më parë nga gjyqtari Tomor Kullolli, edhe pse dënimi u konsiderua shumë i ulët nga Prokuroria e qyteit.

Prokuroria kërkoi 5 vite pretencë për Gazmend Brakën, me pretendimin se ky i fundit ishte përsëritës i veprës penale. Madje herë të tjera ka bashkëpunuar për të future telefona në burg.

Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë.

Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari. Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018.

Gazmend Braka bashkë me një grup shokësh krijoi një bandë e cila në historinë e krimit shqiptar, njihet si banda e “Gaxhait”.

Kjo bandë pati një strukturë të organizuar ku mbronte edhe me para banorët e fshatit Cerkovinë, dhe në këtë zonë, banda e Gaxhait nuk kryente asnjëherë ngjarje kriminale.

3 komente në “Futi telefonin në qeli por u kap nga kontrolli rutinë: ‘Gaxhait’ të Vlorës i shtohet një dënim me 1 vit burg, i del në mbrojtje Prokuroria”

  1. ... says:

    “prokuroria kërkoi 5 vite pretencë për Gazmend Brakën me pretendimin se ky i fundit ishte përsëritës i veprës penale”

    më thoni cfarë kuptimi ka “ky i fundit’ në këtë fjali?
    …me pretendimin se ai…?

  2. ... says:

    “prokuroria kërkoi 5 vite pretencë për Gazmend Brakën me pretendimin se ky i fundit ishte përsëritës i veprës penale”

    më thoni cfarë kuptimi ka “ky i fundit’ në këtë fjali?
    …me pretendimin se ai…?
    ose me pretendimin se ishte

  3. servet says:

    Se kuptoj si mund te kesh 2 denime me jete plus nje vit me teper? A mund te me thote kush sa vjet qenka ky denimi me jete se asnjehere nuk e kam kuptuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje