Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD: Lista e ardhshme e Bashës më katastrofë se sa në 2017

23 Tetor 2020, 08:32Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri komentoi ne Report Tv listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Ai tha se lista e tyre do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu Kulluri tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin. Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë.

Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve.

Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit”, tha Kulluri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje