Zhdukja e Remzi Hoxhës, Hashim Thaçi: Autorët janë në Tiranë!

23 Tetor 2020, 08:28Politika TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pohuar se autorët e zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe të Ali Ukajt ndodhen në Tiranë.

Deklaratën e fortë e bëri në studion e “Real Story”, teksa shtoi se gjithçka ka mbetur të zbardhet vetëm nga drejtësia.

“Zhdukja e Remzi Hoxhës dhe vrasja e Ali Ukajt janë ngjarje të rënda. Vetëm drejtësia ka mbetur të zbardhë ngjarjen. Autorët se kush janë dihen publikisht. Autorët janë në Tiranë”, deklaroi Thaçi.

Biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha u rrëmbye dhe më pas u zhduk më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk dihet fati i tij.

1 komente në “Zhdukja e Remzi Hoxhës, Hashim Thaçi: Autorët janë në Tiranë!”

  1. Kim été says:

    Ka agjent sekret Kosova te ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje