Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kthimin në Kuvend nga presidenti Meta të ligjit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si akt të pjekur veprimin e Kreut të Shtetit.
Sipas Bardhit, maxhoranca po përdor truke elektorale pasi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe kërkon fitore në tavolinë.
“Përshendesim aktin e Presidentit të Republikës për dekretimin e kthimit për rishqyrtim të ligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, dhe për kërkimin e marrjes së opinionit urgjent të Komisionit të Venecias.
Ky akt është hap dhe mundësi në rikthimin e paqes dhe klimës zgjedhore në vend. Marrëveshja e 5 qershorit ishte themelore për një proces zgjedhor të pranuar nga palët. Ndërhyrja në Kushetutë bie ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit.
Një akt i tillë i ndërrmarrë nga maxhoranca përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartë deformimin e rezultateve. Akte të tilla kompromentojnë interesin publik dhe rrugën europiane të Shqipërisë.
Ndërkohë akti i presidentit është akt i pjekur dhe mundësi e mirë për të rikthyer gjithpërfshirjen në konsensusin politik. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shërbimi më i mirë që qeveria ka për detyra t’ja ofrojë qytetarëve”.
Deklarata e plotë:
Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias.
E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar.
Në vetvete ajo marrëveshje dhe miratimi i Kodit Zgjedhor në 30 korrik, shtroi baza të mira për krijimin e kushteve të pranueshme ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Paqja publike dhe pranueshmëria e klimës parazgjedhore janë premisë themelore për një proces zgjedhor të gjithë pranuar.
Ndërhyrja e njëanshme dhe brutale në Kushtetutë, e pasuar nga deformime të rënda ligjore që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, bien ndesh hapur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor.
Një akt i tillë, i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë.
Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë.
Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamentare 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimeve të rënda kushtetuese që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Zgjedhjet e lira, të ndershme e të qeta, janë shërbimi më i mirë që qeveria e ka për detyrim t’ia ofrojë shoqërisë shqiptare edhe si zgjidhje për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që vendi po kalon. Dhe, mbi të gjitha, si rruga e vetme drejt së ardhmes europiane të vendit.
Po pra te pame ke Bledi! Flisje pa letra per plehrat! Futja katundit! Kujton se qytetaret e ketij vendi jane idiot si puna jote! Mashtrues me ndergjegje! Status i denueshem ! Turp te keshe qe perdor qyrkun e politikanit! Keshtu e hengri edhe Salianji!
Per kete rast qe flet pse mos ti besojme Amb. Amerikane? Mbreme foli! Qarte!
Edhe anetaret e Venecias njerez jane, i duan parate…
Pirdh pirdh ore bardh se shfryhesh. Kushtetuta ka ndryshuar ajo nuk kthehet me or bardh, prandaj mos e rruaj fare, mbaje me shkume.
Si sju vjen turp? pd pershendet burrin e monikes .Si ka mundesi???????????
Po mire mor Bardha a jeni konsultuar me Nafije dybekun se ajo tha te kunderten, ky ligj tha Nafija favorizon opoziten dhe ne i kemi 100 mandate te sigurta. A nuk ju dalin 100 mos valle doni 139 mandate dhe vetem 1 mandat per Edi Ramen. Pyete nje here Nafije dybekun qe te rakordoni se mos jeni gabim . Oh pika _ ju jeni te tmerruar nga gjigandi Edi Rama qe ju del 7 here ne enderr si ty, Bashes, Nafijes, Tabakhones, Alibajges, Flamur Herman Geringut kryevagabondit te pd leshelis. Gjigandi Edi Rama po ecen i sigurte drejt mandatit te trete, ju shihni endrrat e 100 mandateve tek filxhani i Nafije Fallxhores gruas me gojepiset te planetit qe jarebi shkofte ne te
s’emes bashke me Kejdi dhembcakallen , trularasken e pashkolluar te leshelise.