REPLIKAT/ Sherr mes “ballistëve” e “komunistëve” në Kuvend: Na vratë e na therrët. Përgjigjia: Rrini urtë aty, kolaboracinistë

23 Tetor 2020, 11:30Politika TEMA

Nisma ligjore për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” ka shërbyer për të ndezur debatin në seancën plenare në lidhje me qasjen zyrtare që duhet pasur ndaj kësaj periudhe, por edhe ndaj krimeve që janë kryer.

Myslim Murrizi: Nuk ka hipokrizi më të madhe në 30 vite, që gjithë ata deputetë që kanë qenë këtu, kurrë s’patën këllqe këta burra e gra të ndahen nga e shkuara. Jo vetëm ne, por edhe më parë kanë guxuar. Por komunistët që kanë qeverisur në 30 vite e kanë dreqin në bark, iu dridhen leqet për të kaluarën e pistë. Kanë raportuar brenda familjes. S’ka hipokrizi më të madhe, që dy rezoluta 1996 dhe 2006, të dënojë krimet e komunizmit dhe komunistët e kësaj salle nuk kanë guxuar. Sollëm një ligj, që të ndalohej dërdëllisja dhe ardhja këtu e komunistëve. Është rrëzuar e më parë, sepse spiunët e komunizmit kanë karamelen në fyt dhe mbajnë njëri-tjetrin si peshore. Sa herë lëkundet barra e një krahu, mbahet nga ana tjetër. Çfarë ka për të fshehur. Ka epope e trima imagjinarë që presin plumbat në dorë, pse s’tregoni saktë numrin e atyre të rënëve, pse thoni 28 mijë të rënë kur kishit vetëm 20 mijë partizanë gjithsej. Thoni realitetin. Çfarë ju tremb, pse s’i hapni letrat.

Një autoritet dosjesh që nuk guxon kush, falas e ka, të pyesë për të kaluarën e tij. Janë 1415 burra që janë ulur në këtë sallë nga rënia e komunizmit, disa ulen si struci, disa triumfojnë me letra fallco. Të tjerë thonë që e kanë kaluar filtrin. Histori e errët për një vend 108 vjet shtet, çfarë mëkatesh keni e çfarë ju mban peng. Ju formalisht, pjesa dërrmuese, deputetë prej 31 marsit s’di të keni shkrepur dyfekë në luftë. Shoh që disa vetëquhen veteranë, edhe pse kanë lindur kur lufta kishte 25 vite që ka mbaruar. E dinë që veteran quhesh se e ke pasur babain komunist.

Ralf Gjoni: Edhe që në vitin 2020 Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë këtë s’ma ka marrë mendja. I paparë je baba Taku, i paparë. Sot, Spartak Braho rishkruan historinë e Shqipërisë, ka ndryshuar profesion, nga çanta e zezë ka marrë çantën e bardhë. Nga e zeza që marrë ndër vite, sot je kthyer në zbardhës të historisë. Kjo është e turpshme zoti kryetar a e kuptoni se historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh. Çfarë jeni duke bërë kështu? Ju pranoni të shqyrtoni një propozim ligjor për të ndryshuar historinë. Në nenin 1 të këtij projekt ligji. Si mundet që një grup deputetësh të ndryshojë historinë. Nëse Rama nesër ka një interes për hapjen e Shqipërisë, e me disa deputetë me lëpirëse në dorë të fshijë historinë. Historia në vende normale, s’po flas për vende serioze, ndërrohet përmes komisioneve konsensuale ndërinstitucionale në bazë të kërkimit shkencor historik. Do duhet minimumi që të konsultoheshim me një grup akademikësh dhe historianësh.

Alket Hyseni: Ne na ka rënë barra që të bëjmë ligje edhe për të persekutuarit, me të gjithë ata që vuajtën në kampe dhe burgjet komuniste, të atij regjimi të egër që kaloi Shqipëria. Ne kemi caktuar edhe një afat për komisionin, i cili nga asnjë ëndërr e asnjë kolaboracionisti nuk mund të shkelet.

Asnjë kolaboracionist nuk e zbeh atë epope botërore. Është një epope që i renditi shqiptarët në krah të amerikanëve dhe gjithë atyre që ishin kundër nazistëve. Historia është shkruar nga zjarri i tytës së barotit. Partizanët të rreshtuar në formacione të rregullta, jo vetëm që luftuan brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe jashtë. Ne jemi krenarë që jemi bijtë dhe nipërit e atyre që dhënë jetën për çlirimin e Shqipërisë.

Ne jemi krenarë po ashtu për punën e tyre të ndershme dhe për idealin e tyre të dëlirë, që punuan për ta nxjerrë vendin nga skamja ku e kishte lënë regjimi “Zogist”. Ne jemi krenarë për punën e tyre edhe pas çlirimit, pasi ata nuk mund të mbajnë përgjegjësi për ato që kanë bërë drejtuesit e regjimit. Jemi krenarë ama për punën e mijëra shqiptarëve, të cilët me idealizëm, punuan dhe zhdukën analfabetizmin. Unë jam krenar që jam pasardhës i Qemal Stafës dhe nuk jam krenar kur jam kolaboracionist, pasi ata duhet të rrinë urtë sot.

Adriatik Alimadhi: Na vratë, na therët kur e kishit kohën, na internuat, 4 vjeç mua që më shikoni këtu më internuan kriminelët në ’67. Një Alket Hyseni si mund të tundë gishtin duke na thënë kush janë kolaboracionistë. Historia le të shkojë në vend. Ne kemi qenë tradhtarët, por na keni bërë pjesën më të përçmuar, jemi bërë bajga. Le të dalë e vërteta, pastaj na nxirrni gishtin.

Alket Hyseni: Fjalët e mia s’mund t’i transformojë askush. Bëra një dallim, mes atyre që kanë vuajtur prej bindjeve politike, mendimit ndryshe. Qoftë për ata që nuk mund të arsimoheshin, s’mund të kishin një jetesë normale, punësim normal. Aq më tepër ata të internuar. Duhet të tregojmë respekt dhe të reagojmë me dëmshpërblim. Po e bëjmë ne socialistët, jo ata që duan t’i marrim votat. Duan t’i japim dëmshpërblimin fizik. Nga ana tjetër, unë s’tregoja askënd, këtu ka vetëm përfaqësues të kolaboracionistëve. Historia nuk bëhet nga humbësit. Rëndësi ka që të vish në kahun e duhur të historisë.

8 komente në “REPLIKAT/ Sherr mes “ballistëve” e “komunistëve” në Kuvend: Na vratë e na therrët. Përgjigjia: Rrini urtë aty, kolaboracinistë”

  1. Ne emer te popullit ...... says:

    Shume mire ju be tradhetareve te kombit , do doja ti shikoja ne burg edhe tradhetaret e sotem . Nga te dyja krahet . Ose me mire akoma , nje plumb ballit .

  2. Shqiptari says:

    Nuk pash thertore ktu , pash vetem kelyshet e kolaboracionizteve dhe tradhtarve te kti vendi te masturbohen me nje te kaluar turpi , pash nje turm vemjesh qe vet nuk ndahen nga tradhtia atdheut dhe nuk bejn autokritik par tradhtin qe ben te paret e tyre ndaj kombit , por ate tradhti te piset e mbrojn ‘ me fanatizem dhe duan te marin revanshin karshi patriotve te vertet te kti vendi , qe i dolen zot atdheut pa as nje interes ne ditet me te veshtira si aleat me te tera shtetet qe luftuan kunder nazifashizmit dhe dhan jeten per atdheun ne lulen e rins , ktyre pisave i duhet mbyllur goja , se nese shkelet me kemb lufta nacional çlirimtare dhe mohoen deshmoret e atdheut qe dhan jeten kunder pushtusit dhe baballarve te ktyre plerave qe i ka ardhur goja , i bie qe ky vend nuk ka me histori per te ngritur vlerat patriotike tek brezat e rinj , se do i thuret lavdi tradhtis komtare hajdutllekut krimit dhe matrapazllikut ndaj kombit , per cilin do flas historia per Hamut Zogun qe vrau patriotet e kti vendi dhe erdhi me ushtrin serbe ne fron , iku si cub per ter naten me dy makina flori nje dit para pushtimit te vendit nga italia fashiste , apo me ballistet aleatet me te ngusht qe luftuan kra nazifashizmit si qener te terbuar , per intereszt e veta dhe kunder vendit te tyre , per cilet do flasim , e din kta palaço ballist ne parlament pa pik morali e turpi , nese i vrau e i burgosi Partia punes mir ja beri , se vrau tradhtaret qe kishin lyer duart me gjak per interes te nazifashizmit , qe i burgosi mir ja beri ta mbyllnin halen siç e kan mbyllur halen pergjithmon koleget e tyre kolaboracionist ne te tera vendrt e perendimit , qe nuk guxojn as te mendojn per te kaluaren e tyre te pist , kta zakar te shpifur mir qe te turperuar nuk ndjehen per tradhtin e te parve te tyre, por tradhtaret duan te naj servirin per heronj , te hapen dosjet dhe te shikojm pse jan denuar kta plera ish tradhtar qe historia i ka vendosur ne shtyllen e turpit nje her e pergjithmon , legenat dhe turpi kti kombi , lavdi luftes nacional çlirimtare lavdi deshmorve te atdheut posht vdekje tradhtarve te kti kombi.

    1. Epopeja e Ballit Kombëtar says:

      Populli,koment perfekt!
      Nderime!

  3. Shqiptari 2 says:

    e përsëris: Pushtetin e kërkojnë njerëzi jonormalë
    akuzojnë tjetrin sepse nuk e shohin ose nuk duan të shohin gabimin tek vetja

  4. Shqiptari 2 says:

    e përsëris: Pushtetin e kërkojnë njerëzi jonormalë
    akuzojnë tjetrin sepse nuk e shohin ose nuk duan të shohin gabimin tek vetja

  5. veterani says:

    Balliste te ndyre sa pula keni vjedhur….

  6. Erdogan says:

    Se kush ishin intelektualet dhe inteligjenca e Ballit Kombetare me te mirat dhe te keqijat e Saj si cdo shtet e vertetoi Historia dhe clirimi i Shqiperise ne 1990 en nga nje burg cnjerezore.
    Ju nuk ishit as “komuniste” qe do te thote qe pooulli te jetoje ne bashkesi por i luftuat deri ne kusheririn e 5te vetem qe ju te ishit te privilegjuar.
    Ju te ashtuquajturit “Komuniste” ndate popullin per 45 vjet ne armiq dhe patriote.
    Ju ne emer te interesave personale qelbet kufirin me kufoma djemsh Nenash nga kriminele dhe te pasmrupull si ju hakmarres te mallkuar.
    Per fat te keq nuk mesuat nga historia e Osmaneve qe per 500 vjet ua moren djemte Nenave qe psheretimat e tyre degjohen akoma nga varri dhe humben ne Anatoli dhe Ministri i jashtem Meta i tha ne nje visite ne Turqi ministrit te jashtem turk ne prezence te ambasadorit Dervishi qe gjyshi im me ka folur me simpati te madhe per Turqine!
    Ata te quajture Balli Kombetare u kthyen ne viktime e ignoranteve,hakmarresve,shpirtqeneve si Enver Hoxha,Mahmut Shehit,Abdullah Carcanit,Salih Berishes etj.
    Njeriu i ndershem dhe patriote dorezohet kur humbet luften, por ju komunistet dhe bijte e krimineleve nuk dorezoheni se nuk jini as patriote as te ndershem.
    Ju u rreshtuat me Rusine jo me Ameriken.zoti me emer turk Hyseni.
    Ballistet e Kombit nuk ishin as tradhetare as spiune,ishin te ndryshem nga ju se ishin Balli i Kombit,por ju nuk kini as turp te pranoni se jini ne anen e deshtakeve.
    Per ju komunistet e ndyre dhe Ballistet bashke qe degjeneruat kete komb Ilyro Epirore me qender ne Kostantinopol ,te rroje Amerika dhe Italia qe per interesat e saj ju krijoi si nje vend islamik me gra te mbuluara “Pellazge dhe Ilyre” ne 1913en qe tju perdorin per ceshtjet e Israelit dhe interesave te saj.
    Amerikanet mohuan luften heroike te Epiroteve,te ashtuquajtureve Arvanitas qe luftuan per Kombin e Epirit kunderTurqise dhe Deputeteve turq si Ismail bej Vlores,Frashellinjte etj qe luftuan per Turqine.
    E shikoni sot si votoni per “viktimat” cifute per Antisimite? Per keto dite dhe per njohjen e Israelit ju donte Amerika qe ju krijoi,bile mbeshtet Turqine qe ka zhdukur qindra mijera Greke Epirote,Ilyre dhe Armenians dhe po kthen Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustiniani ne Xhami.
    Amerika zoti me emer turk Hyseni po te qe “Demokratike”do mbronte vlerat Evropiane dhe Demokratike kunder turqise.
    Eshte vend rracist,me nje popullsi qe nuk ma ideale vetem parane qe e komandojne ara qe permendem me lart.
    Sa per ate qe thua qe Komunizmi zhduku Analfabetizmin etj duke vrare,persekutuar,internuar,pushkatuar historia tregon qe Arnautia eshte vendi i fundit ne Evrope ne cdo aspekt dhe per keto nuk kane faj Inteligjenca e dikurshme dhe Balli i Kombit por ju si pa karakter,pa dignytet,pa moral.
    Ju nuk e kuptoni qe kurre nuk do beni shtet se populli kerkon Drejtesi.

  7. Ideali says:

    Alket hajduti dhe Baba Tak injorant-krimineli do te bejne historine…Ha ha ha ha ha ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje