Veliaj: PD i fut nga dritarja ata që vetting-u i nxjerr me shkelma nga dera, si në rastin e Gjin Gjonit

23 Tetor 2020, 09:03Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD, duke theksuar nga Njësia 7 se, ata që vetting-u i nxjerr nga dera, PD-ja i fut nga dritarja.

“Kush mendonte një ditë që do ikte Gjin Gjoni? Po qeshin të gjithë, por kush e mendonte?

Dukej komplet e pamundur. Ata dukeshin si një bandë që nuk mund ta çante dot njeri. Por, sistemi i drejtësisë po fillon të funksionojë! Dhe kjo ishte dhe çudia më e madhe.

Për t’u diskretituar se sa të lidhur ishin me politikën e mbrapshtë, gjyqtarët që heq vetingu kandidojnë për Partinë Demokratike. Këta as nuk mundohen ta fshehin prapësinë.

Këta janë të rritur, të vaksinuar, kanë drejtuar shtetin, kanë shkatërruar drejtësinë dhe nuk u skuqet cipa fare dhe i kandidojnë për deputetë, i fusin nga dritarja ata që sistemi i vetting-ut i nxorri me shqelma nga dera”, deklaroi Veliaj.

1 komente në “Veliaj: PD i fut nga dritarja ata që vetting-u i nxjerr me shkelma nga dera, si në rastin e Gjin Gjonit”

  1. Lalka Erjonka says:

    Të drejtë ke Erion shumë të drejtë.
    Njëlloj si simotra e saj PS.
    Që ty o 99 me vota t’u tregua vendi.
    Dhe të futi Edi nga dritarja…
    Dhe hopa trampolina. Se çfarë lidhje kishe dhe ke ti me PS, përveçse pjesë e klanit.
    (Se ashtu ishte nje punë)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje