Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari lidhur me inceneratorin e Fierit.
Në emisionin OPINION, Rakipllari tha se Fieri nuk ka asgjë, ndërsa sipas tij, është bërë pagesa e plotë nga qeveria për investimin.
Gjatë diskutimit me tone të larta, Ahmetaj i kërkoi Rakipllarit që të lexojë se ku shkruhet se qeveria i ka bërë pagesën e plotë kompanisë. Pasi gazetari lexoi dokumentin, u konstatua se kemi të bëjmë me planifikim buxhetor dhe jo me pagesa. Pas lapsusit, ministri i kërkoi gazetarit që t’i kërkojë falje publikut.
Pjesa nga biseda
Rakipllari: Fieri nuk ka asgjë. Ku është Fieri?
Rakipllari: Pse janë paguar 22 milionë euro për Fierin dhe nuk punon akoma?
Ahmetaj: Jeni mirë ju apo ju. Këtu flitet për TVSH-të. Janë investuar më gjithë impiantin mbi 20 e ca milionë euro dhe në dhjetor bëhet gati për ndezje.
Rakipllari: Raporti i ministrisë thotë se janë paguar 100%
Ahmetaj: Kush more. Po ka planifikim buxhetor. Po i ngatërron. Është 100% i planifikimit buxhetor, jo investimit. Lexojë. Pse nuk e lexon. Ma jep mua..
Rakipllari nis të lexojë: Atëherë plan fakt….
Ahmetaj: Po plani buxhetor pra. Thuaj pak më fal publikut. Nuk kupton si funksionon plani buxhetor. Duhet të kërkosh falje.