Jehona e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar që ta zgjidhin në gjykatën ndërkombëtare të Hagës vijon në të dyja anët e kufirit.
Gazetari i gazetës “Kathimerini” Stavros Tzimas në një analizë mbi marrëveshjen e shikon në këndvështrime të ndryshme, por në fund thotë se është një mundësi e mirë për rinisje mes dy popujve.
“Marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë, për t’iu drejtuar Tribunalit të Hagës për përcaktimin e zonave detare, është një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe, më e rëndësishmja, për mendimin tim, pas nënshkrimit të Paktit të Miqësisë nga presidenti i atëhershëm në vitin 1996 në Tiranë.
Marrëveshja për EEZ e nënshkruar në 2009 ishte e vdekur gjithsesi pasi u refuzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe nuk bëhej fjalë për kthimin e saj në procesin e zgjidhjes.
Por meqenëse të dy palët donin ta mbyllnin çështjen, për arsyet e tyre, u duhej të gjenin një mënyrë të pranueshme dhe zgjodhën Hagën.
Me marrëveshjen për të shkuar në Hagë, Greqia përmirëson imazhin e saj ndërkombëtarisht, si një vend që kërkon dhe mund të zgjidhë çështje të pazgjidhura me fqinjët e saj në bazë të legjitimitetit ndërkombëtar dhe Shqipëria merr vlerësime nga partnerët në pritje të një date për fillimin e negociatave për pranimin e saj në BE.
Nëse Rama mori “bekimin” e “mikut Erdogan” për të rënë dakord ose për të paraqitur interesat e vendit të tij – si dhe tonat – dhe perspektiva e tij evropiane, është një çështje që do të shihet gjatë dhe do të gjykohet.
Në fund të fundit, rruga për në Hagë do të jetë e gjatë dhe jo pa pengesa, ndërsa vendimi i Gjykatës, i detyrueshëm për palët, – me shumë gjasa – mund të devijojë nga dëshira politike dhe synimet e secilës palë.
Do të ketë ankesa dhe ato tashmë kanë filluar, por kur shkoni në një negociatë – pjesë e së cilës është edhe Haga – kurrë nuk i merrni ose nuk i jepni të gjitha.
Avokatët, diplomatët dhe ekspertët në Ligjin e Detit, do të thirren për të mbrojtur pozicionet e vendeve të tyre.
Ekziston diçka po aq e rëndësishme në marrëveshjen për EEZ: qasja ndaj një çështje kaq të rëndësishme mund dhe duhet të “zhbllokojë” marrëdhëniet greko-shqiptare, duke krijuar një klimë të favorshme për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura, të cilat mbeten të bllokuara.
Tani mund të jetë koha e duhur që Tirana dhe Athina të shtypin butonin e rinisjes, në interes të të dy popujve. Mundësia nuk duhet të humbasë” shkruan ai.
Stavros Tzimas si shume gazetar te tjere ne grreqi eshte nje “superpatriot” qe nje vije e holle e ndan nga “krisi avgji” . Munohuni te sillni ne “Tema” opinione te ftohta nga greqia . Te pakta vertet por ekzistojne .
He mo Tzimas, edhe ju me keq se disa ketu.Hall keshtu e hall ashtu. Ju a doni nje te trete ? Ju a moret ndonje bekim?Nuk ju akuzon njeri.Ju perse cdo veprim qe ben qeveria shqiptare duhet te marre bekimin e Erdoganit.Ju u bete me keq se Sala.
Asnje marveshje me greqine pa hapur çeshtjen çame.shqiptaret vendosin vet per çeshtjet e saja kombtare!! ne jemi nje vend sovran .greqia po spekullon me intriga dhe te pa vertetat e saje qe çdo dite nepermjet autoparlantin satelitar shkaterron imazhin Shqiptare ne çdo cep te botes.Heshtja shqiptare tregon agonin politike qe ka mberthyer politikenet tane .SHqiptaret te ngrihen ne kembe dhe te kerkojne nga qeveria ramagjati te ndryshoje mendje para se te jete vone.Detin nuk e kemi vjedhur askujt por eshte i JONI QE NGA VET EMRI QE MBANE.Rama nuk duhet te vulosi tradhetine ne hage qe Lulzimi dhe kerrma e viçidolit e firmosi ne shqiperi .GJykata e Hages ne vitin 2003 e gjer ne 2015 eshte drejtuar nga juristi me origjin greke vasilios skouris pikerish ne ate koh ku lulzim viçidoli firmosen aktin e tradhetise dhe ketu kemi te bejme me kuordinimin e nje çeshtje qe do te vijonte ne te ardhmen e cila me 80 perqind fituese do te jete pala greke.qeveria greke po kritikohet çdo dite ne BE per te drejtat e pakicave qe jetojn prej shekujsh ne pseudo shtetin grek.NUK DUAM TE FUTEMI NE be ME KUSHTEZIME QE KERCENON INTEGRITETIN TERITORIAL SHQIPTARE.Rama mos u be bashkpuntor i lulaqit dhe brekajanis.