Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me analistin Artan Hoxha lidhur me lirinë e mediave.
Të dy të ftuar në emisionin “Java në RTSH”, kanë folur lidhur me tendencën e mediave kryesore në vend për të sulmuar ose për të mbajtur “anën” e qeverisë në pushtet.
Spiropali ka mohuar qeveria se është favorizuar nga mediat, ndërsa analisti pretendon të kundërtën.
Pjese nga debati:
Elisa Spiropali: Mediat dihet që e shijojnë kur dalin kundër qeverisë. Ne na shijon ti kemi përballë. Të gjithë! Luli, Monika, Nardi etj.
Artan Hoxha: Qenkeni mazokiste.
Elisa Spiropali: Më thuaj…cilat janë këto media që mbrojnë Edi Ramën?
Artan Hoxha: Mediat kryesore janë pro qeverisë. Nuk thuhet hapur por vihet re në trajtimin e ngjarjeve.
Elisa Spiropali: Këtë e paskeni vënë re vetëm ju. Nuk janë si ato që thoshin që i ka vrarë opozita ata në 21 janar.
Artan Hoxha: Ishin komente ato.