Fatos Klosi: Pse Berisha u dha pasaportë diplomatike të implikuarve në zhdukjen e Remzi Hoxhës? Për vrasjen e Hajdarit dëshiroj përballje me të në gjykatë

23 Tetor 2020, 19:46Politika TEMA

Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha 25 vite më parë ende vijon sot e pazbardhur. Ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi në një intervistë për Report Tv tha se të gjithë personat e implikuar në zhdukjen e tij janë u pajisën me pasaporta diplomatike nga Sali Berisha dhe u larguan. Sipas tij, kjo e bëri akoma më të pamundur hetimin nga ana e ShIK për zbardhjen e saj.

“Ka qenë një lloj ngutje kjo lloj ikje që nuk e kishin parashikuar që do u mbeteshin në dorë, nuk e prisnin që të vidste, prandaj kanë marrë të gjitha masat për të mos lënë gjurmë. Kur ju ndodhi kjo gjë, ai të gjithë njerëzve të implikuar u dha pasaporta diplomatike që ishin të implikuar me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Berisha e di se çfarë mund të gjendeshin. Ai thotë se nuk kanë bërë atë që duhet të bënin. Unë nuk mund të them asgjë për këtë punë. Unë dëgjova të birin që foli për këtë çështje.

Ishin dy raste që thotë i biri. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të hetonim. Ne nuk e patëm atë mundësi të hetonim pse ShIK-u u soll në atë mënyrë.  Ne ishim shumë të interesuar pasi kjo është njollë në shërbimin informativ. Ne kur erdhëm donim që të pastronim fytyrën e Shërbimit për të treguar se ne nuk jemi kështu.

I them Berishës që nuk na le gjë se i çove të gjithë jashtë. Interesi i vetëm që kishim për të zbardhur ngjarjen ishte për të pastruar figurën e ShIK. Nuk kishte interes Kosova për zhdukjen e tij. Ai ishte një biznesmen i thjeshtë që kishte ardhur” – tha Klosi.

Ndërkohë Klosi foli edhe për vrasjen e Azem Hajdarit ku deklaroi se do të ishte i gatshëm që të kishte një përballje me ish kryeministrin Berisha në gjyqin për Izet Haxhinë.

“Do më pëlqente një përballje. Do kisha kënaqësi. Në 2002 mu dha mundësi por nuk pranoi që unë të isha në sallë. Berisha trembej që unë të isha në atë sallë pasi ato ishin të gjitha gënjeshtra. Në popull është më kollaj që ShIK e ka bërë pasi ato mund ta fshehin. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi.

Unë kur shkova në ShIK drejtorët kishin ikur. Unë i kërkova të gjithëve të qëndronin dhe u thashë troç që të shkonin të çonin fjalë tek Berisha për të treguar se çfarë bëjmë ne. Mua Fatos Nano më kërkoi që të ndërroj emrin e institucionit. Këtë kam dashur tia them dhe Berishës sepse ne nuk merreshim me opozitën.

Nuk e njoh Popoviç. Unë shpresoj që gjyqi të hedhë dritë mbi këtë çështje. Unë shpresoj që pas çështjes së Izetit, të dalin në dritë dhe detaje të reja për çështjen e gjyqit të madh për Hajdarin” – tha Klosi.

7 komente në “Fatos Klosi: Pse Berisha u dha pasaportë diplomatike të implikuarve në zhdukjen e Remzi Hoxhës? Për vrasjen e Hajdarit dëshiroj përballje me të në gjykatë”

  1. Njeriu pa karakter! says:

    Fjalia pyetëse angleze do të ishte: “pse u dha berisha
    morët strukturën angleze “pse berisha u dha … dhe prapë e keni bërë me pikëpyetje.
    e shikoni sa prapa jeni?

    “Pse u dha Berisha pasaportë … ?
    ose “Pse, Berisha (jo dikush tjetër) u dha pasaportë ….?

    edhe dikur ka patur probleme por nuk “adresoheshin”

    1. Bureto says:

      Problemi po kthehet gradualisht ne qesharak, nga qe me shume se per t’u qasur tek e verteta behet politike ose nxirren mllefe personale. Dihet qe Berisha ka bere shume zullume e deri krime. Po duke u marre vetem me te kurre nuk do te shkohet tek e verteta. Sepse Berisha ka qene president dhe kryeminister, por mos e dini gje ate budalla? Ai ne ato funksione ka ditur te gjeje njerezit me te devotshem dhe te bindur para tij pa kushte, nese nuk donin te eleiminoheshin. Kete kategori (Gazidede nga me tipiket) me ndonje perjashtim te rralle e emeroi ne poste ministrore qe mbulonin pika nevralgjike dhe me portofole (buxhet). Po ashtu ne drejtori te rendesishme si Polici, ShIK, hetuesi dhe sigurisht dhe ne hallkat me te rendesishme te drejtesise. Vijme tek rasti i Remzi Hoxhes dhe tek pretendimi i Klosit per pasaportat diplomatike. Mesa dime pasaporta diplomatike i leshon Ministria e jashtme dhe jo presidenti. Po po ashtu dihet se ata sigurisht qe me urhder te Berishes i kane bere. po kujt ua mbante te vepronte ndryshe? Atehere kush mendon se Berisha ka lene ne ndonje vend , jo vetem per kete rast, gjurme eshte vertet budall! Berisha kurre nuk ka kryer veprime antiligjore me shkresa zyrtare apo me firmen e vet. Po ka firmosur, por vetem vendime te Keshillit te Ministrave, sepse dihet qe vendimet kolektive nuk ndeshkohen. Po ashtu nese ka dashur te realizoje qellime te caktuara, qe i ka arritur,urdherat i ka dhene koke me koke, bile as me telefon, koke me koke vetem me urdher marresin i cili duhej ta ekzekutonte pa nje pa dy. Keshtu ka vepruar gjithmone Berisha ndaj tek ai drejtesia nuk shkon dot direkt. Indirekt po! Psh cili ka qene ai ministeri Jashtem qe u ka dhene pasaporta te implikuar ne krimin ndaj R.Hoxhes. Kjo eshte shume e thjesht. drejtesia po do, shkon ne MJ dhe e gjen. Pastaj nga ministri e poshte dhe nese kane shkelur ligjin merren ata te pandehur, dhe gjurmet nese nuk duan ta vuajne vete ndeshkimin, te çojne tek Berisha. Keshtu mund te veprohet per cdo rast. Por eshte e kote. Per drejtesine ne Shqiperi ka munguar vullneti per te shkuar tek e verteta. Frika, manipulimi, karakteri i dobet trupave gjyqesore, korruptimi etj etj si keto, vlejne per t’u diskutuar. Klosi boll me intervista dhe deklaata publike qe nuk i vlejne askujt. Ai nuk eshte Izet Haxhija. Ka qene shef i Sherbimit Sekret shqiptar.

  2. Tani says:

    KLosi,ti ke duar te vrasja e Azemit sikurse te vrasja e politikaneve te Rrugoves ne Tirane.

    1. ben says:

      Tani-shko mor [email protected] me zile. Fatos Klosi eshte intelektual dhe qytetar, dhe si i tille nuk ben krime. Vrasjet i ka per zanat Sali Qen Berisha. Atij kerkoja po pate bythe vrasjet e figurave qe permend.

  3. Koqevari says:

    Ti je kryekrimineli more Fatos Klosi dhe kete e dine te gjithe…
    Ti je monstra me e zeze qe mund te lind nje nene…ferri te pret

    1. ben says:

      Ja dhe nje idjot tjeter qe akuzon Klosin se i thote bace Berishovici

      1. Epiriiiii says:

        Jane Ushtaret e Berishes qe Shperndajne thashetheme, krijojne Mjegullnaje. Te gjith e Dine se Berisha&Gazidede e Zhduken Remzi Hoxhen, siç e Dine te gjith qe Berisha nxori ne Prit Azemin dhe Zhduku dhe Haklajt. Sado te Kakarisin Ushtaret e Berishes, nuk Mbulohet Dielli me Shosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje