"Kush vjedh votën t'i pritet dora", Adnor Shameti për kërcënimin e Ilir Metës: Po sikur të kishim një ligj me fuqi prapavepruese që nga viti 2001?!

23 Tetor 2020, 22:39Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti qartësoi se mazhoranca do të rrëzojë menjëherë kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga ana e presidentit Ilir Meta.

Deklaratën e kreut të shtetit se kushdo që vjedh votat duhet t’i pritet dora, Shameti e konsideroi një metaforë.

“Une e rishikoj si metaforë nga ana e Presidentit. Nuk e di çfarë do të ndodhte nëse do të kishim një ligj të tillë dhe t’i jepnin një fuqi prapavepruse që nga viti 2001, atëherë do të ishte çudia më e madhe”, tha ai për Vizion Plus.

2 komente në ““Kush vjedh votën t’i pritet dora”, Adnor Shameti për kërcënimin e Ilir Metës: Po sikur të kishim një ligj me fuqi prapavepruese që nga viti 2001?!”

  1. ⚖️⚖️ says:

    Presidenti me një dorë?

  2. Ne emer te popullit ...... says:

    Po te ishte per prerje gjymtyresh , Likes do ti presim edhe duart edhe kembet . (mos te them ndonje gje tjeter se do zemerohet monika )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje