“Një kryeqytet qesharak”: Le Corbusier në Beograd

24 Tetor 2020, 21:00Rajoni TEMA

Si e shihte kryeqytetin serb arkitekti i famshëm zviceran Le Corbusier gjatë një udhëtimi në Orient në vitin 1911?

Nga Enver Robelli

Në libraritë e pajisura mirë në Beograd ende mund të gjendet libri me kujtime, mendime e udhëpërshkrime i zviceranit Charles-Édouard Jeanneret (1887-1965). Serbët e kanë përkthyer dhe botuar në gjuhën e tyre, ndonëse konstatimet e Jeanneret për qytetin e Beogradit janë të ashpra, pothuaj fyese. Çdo student i arkitekturës e di kush është Charles-Édouard Jeanneret, ndërsa çdo lexues i informuar atë e njeh me emrin Le Corbusier. I lindur në La Chaux-de-Fonds në Zvicrën perëndimore, Le Corbusier konsiderohet si njëri prej arkitektëve më të mëdhenj të shekullit të XX. Le Corbusier ishte më shumë se arkitekt: planifikues urban, piktor, dizajner mobiliesh, teoricien i arkitekturës. 17 ndërtesa të tij janë të mbrojtura nga UNESCO.

Në vitin 1911 Le Corbusier ndërmori një udhëtim studimor në Orient, me ç’rast vizitoi, krahas Konstantinopojës (Stambollit) dhe Greqisë, edhe Beogradin. Ose thënë më ndryshe: ai qëndroi disa ditë në kryeqytetin serb, sepse andej kalonte rruga e tij drejt Orientit. Le Corbusier shkoi në Beograd me idenë se po vizitonte një qytet për të cilin kishte dëgjuar se është “Porta e Orientit”.

U largua nga ky qytet me përshtypjet më të këqija. Shkroi se Beogradi është një “kryeqytet qesharak”, “i ndotur”, “i pandershëm”, “i dezorganizuar”. Në atë kohë Beogradi ishte ende një qytet me arkitekturë osmane dhe kjo me gjasë nuk i kishte bërë përshtypje arkitektit zviceran, i cili ishte adhurues i formave të qarta. Për Le Corbusier Beogradi ishte një qytet “i prishur, i çrregullt, plot me vjedhës”.

Po të jetonte ende Le Corbusier dhe nëse do të vizitonte Serbinë edhe njëherë, do të kuptonte se në këtë vend ekzistojnë mbi 2,2 milionë objekte të ndërtuara pa leje. Do të shihte se si njerëz të maskuar (me gjasë me urdhër të qeverisë) prishin shtëpi për t’i lëshuar rrugë projektit megaloman “Beogradi mbi ujë” – një projekt i shtyrë nga presidenti dhe ish-kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe i financuar nga investitorët arabë. Më 1911 Le Corbusier qe i entuziazmuar kur pa pozitën e qytetit në bashkimin e lumenjve të Savës dhe Danubit. Nga kjo pozitë mund të bëhej diçka e bukur, do të ketë menduar Le Corbusier, para se të vazhdonte rrugën drejt Orientit.

Ndërkohë gjurmët e godinave osmane në Beograd janë zhdukur pothuaj plotësisht, përfshirë edhe dhjetëra xhami ose objekte të tjera kulti. Sa herë që nacionalistët serbë nevrikosen, sulmojnë ose xhaminë e vetme të Beogradit, ose ndonjë ambasadë perëndimore për shkak se shtetet përkatëse përkrahin pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, jo çdo gjë osmane është zhbërë. Njëra ndër lagjet më të njohura të Beogradit quhet Dorçol – nga turqishtja “dört” (katër) dhe “yol” (rrugë), por arkitektura që dominon këtu është kryesisht jugosocialiste. Le Corbusier mbase nuk do ta ndryshonte mendimin e tij të shkruar më 1911 mbi dukjen arkitektonike të Beogradit.

8 komente në ““Një kryeqytet qesharak”: Le Corbusier në Beograd”

  1. Albano Kratia says:

    O Robell, nuk i plas asnje shqiptari per jevgjit serv dhe beogradin.

    Gabel jane dhe te tille do mbeten.

    Eshte e qarte nga vjen emrk Dorcel por nje gje dihet, qe arkitektura Osmane qe eshte persierje e arkitektures romake, Ballkanike dhe persiane eshte nje trashegimi e bukur e historise.

    Gjysma e popullates se Beogradit perbehej me Shqiptare dhe Bioshnjake der ne 1830 dhe der ne 1868 kishte nje garnizon me ushtare Shqiptare atje.

  2. Na myten says:

    Robello te ka ngel ora pak prapa. Corbusier me qytetin e tij te superorganizuar dhe cdo gje katrore ka rënë me kohë.

  3. koqe zi says:

    2 milione shtepi pa leje ne serbi
    prandaj ziheni me keta serbet ju maloket or tij
    ju qenkeni njesoj
    nga lapraka ne lac
    nga kombinati ne det
    maloket kane 1 milione shtepi pa leje sipas parimit “o tok e zome”
    mendo cdo kishte thene ky Korbuseri po te kishte pare “miraclle of fredom” te Sali Berishes

  4. Turkos says:

    Po ik o pirdhu o Enver Robelli. Beogradi eshte nje qyetet i mrekullueshem, i gjalle dhe metropolitan. Eshte e vertete qe nuk ka me asgje osmane ndryshe nga Prishtina qe eshte nje fshat i madh. Hapni syte dhe largoni perden e urrejtjes bashke me turkllinjte tip Albin Kurti dhe Haradinaj. E ardhmja eshte ne perendim dhe jo ne Turqi

    1. Zeni says:

      Beogradi nuk eshte Perendim por Mongoli ….nqs sheh gjurme “moderne” Perendimi ne Ballkan eshte vetem prej Venecaineve e Austriakeve

  5. labi says:

    Charles-Édouard Jeanneret,me pseudonimin le corbusier eshte lindur ne la chaux des fonds Zvicer,ky mavria nga Kosova qe kopjon shkrime gazetash dhe i boton ne Tema duke u shitur mendje ndritur,ne radhe te pare duhet te dije qe ne ate kohe kur flet arkitekti i njohur Beogradi i mire apo i keq ishte kryeqytet i njohur,aq i njohur sa emri Beograd eshte shkruar ne murin e postes ne Neuchatel krahas emrave te Paris Berlin e Vjene,po kryeqyteti ketij Robell mavrise qe as nuk eshte njohur dhe ditur ku bie,pasi Zviceranet viteve te fundit te shekullit kaluar filluan te degjojne per Kosove e Shqiptar.Ky derdimen po te jete aq i zoti te perballet me gazetaret e lobit Serb ne Zvicer qe jane teper te fuqishem e mos te shesi dengla ne gazetat Shqiptare.

    1. Me thene te verteten: says:

      “labi” vlleh i janulles po pse e urreni kaq shume Shqiperine dhe shqiptaret, ju zagare hani buken e shqiptareve dhe i ngulni thiken mbas shpine duke u vllazeruar me serb dhe grek.

  6. Labi says:

    Jam shume here me Shqiptar se ty deri sa them te verteten,nuk eshte patriot ai qe shet pordhe me komente si puna jote,nese gjen dicka te pavertete ne komentin tim argumentoje me fakte,sa per Janullen prezantoja sateme se ndoshta shkon ne kishe e ndez qiri,vllahet jane ajo pjese e popullsise qe ndoshta i kane dhene Shqiperise me shume se sera jote,do e kisha per nder te isha vllah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje