Fuga i përgjigjet presidencës: Gazetat i ka djegur dhe mbyllur Sali Berisha, Ilir Meta le të debatojë me Monikën për lidershipin e LSI

25 Tetor 2020, 21:04Politika TEMA

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar sërish përmes një statusi në llogarinë e tij të “Twitter” lidhur me sulmin e paprecedentë që Ilir Meta bëri ndaj botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij.

Fuga i kujton zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushi  vitet kur në pushtet qëndronte Sali Berisha i cili sipas tij ka djegur dhe mbyllur gazeta.

Ai vazhdon më tej ku i bën me dije Metës për ftesën në debat me kryeministrin Rama se: Sa për debatet, Ilir Meta le të debatojë me Monika Kryemadhin për lidershipin e LSI.

Statusi i plotë

Gazetat i ka djegur dhe mbyllur SB. Edhe gazetaret ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot perdor epitetet, gjuhen dhe metodat e tij i bie qe je rende fare! Sa per debatet, IM le te debatoje me MK per lidershipin e LSI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje