Pse brenda Partisë Demokratike po përçahen dhe lindin 7 parti të reja?

25 Tetor 2020, 17:57Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ka prodhuar afro 20 parti të reja.

Duke filluar nga:

partia e Neritan Cekës,

partia e Genc Pollos,

partia e Abdi Baletës,

partia e Dashamir Shehit,

partia e Bamir Topit,

partia e Rudina Hajdarit,

partia e Myslym Murizit,

partia e Astrit Patozit,

partia e Myslym Murrizit

etj etj etj

Unë e vlersoj maksimalisht kurajon dhe inisiativat e tyre të përkohshme, sepse janë më të ndershme sesa servilizmi i të tjerve.

Imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos ja dhuronte Berisha postin e kryetarit dhe ai të krijonte një parti të re. Do ishte qesharake dhe e paimagjinueshme.

A lidhet ky fenomen me karakterin shqiptar në përgjithësi apo me lidershipin e PD në veçanti.

Sigurisht që në thelb ka element shqiptar që ndër 5 shqiptar, 4 duan kryetar.

Gjithsesi kjo nuk është 100% realitet shqiptar por me karakter tradhtar. Jo të atyre që largohem por të lidershipit që tradhton kauzat dhe shokët e idealit.

Ditë më parë botova njē listë të 345 themeluesve të Partisë Demokratike dhe 344 janë eleminuar nga listat e deputetve dhe ka mbetur vetëm ekzekutori Sali Berisha.

Ka shumë idiotë që mendojnë se vetëm Berisha e meriton të qëndroj dhe të tjerët janë tradhëtarë dhe të konsumuar.

Sipas tyre:

Vetëm Berisha nuk plaket

Vetëm Berisha nuk konsumohet

Vetëm Berisha nuk korruptohet

Vetëm Berisha s’duhet dal pension

Vetëm Berisha ka merita

Vetëm Berisha nuk vjedh

Vetëm Berisha është krijuesi

Vetëm Berisha është themeluesi

Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.

Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.

Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.

Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.
Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.

Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.

Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet.

Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite.

Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet.

Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie për dy arsye:

1- Në lista nuk figuron asnjë nga kritikët e Lulzim Bashës apo ata që mbështesnin rivalin Sokol Olldashi. Basha i ka eleminuar të gjithë.

2- Në lista nuk gjen asnjë intelektual apo faktor të rëndësishëm të kandiduar jashtë strukturave të PD. Partia s’është hapur por mbyllur 100% për njerëz pa teser partie.

Militantët thjesht kanë propozuar njëri-tjetrin nëpër fshatra apo lagje.

Kjo shënon mbylljen më hermetike në historinë e saj të Partisë Demokratike, prandaj brenda saj po krijohen me dhjetra parti të reja.

Një lider nuk mund të drejtoj opozitën, kur s’mban dot të bashkuar partinë e tij.

Logjika është e thjeshtë: Basha ndryshe nga Berisha i viteve 2005, po përgatitet për humbjen e zgjdhjeve në 25 Prill dhe i duhet një listë humbëse me militant dhe njerës anonim dhe pa pretendime për ti zënë karrigen pas humbjes. Ai nuk sheh me optik kryeministri që afron çdo kënd por, kryetari partie që mban gardhin me tela me gjemba.
Këta që largohen nuk janē tradhëtar por të tradhtuar.

E turpshme është logjika e militantve që justifikohen: “Për inat të vjehrrit Lulzimit, të larguarit mos flejnë me mullixhiun”

Gjithsesi kanë pjesërisht të drejtë:

“Gjumë me Edi Ramën, duhet të flej vetëm Lulzim Basha, por do të jetë vonë për ata kur të zgjohen. Sepse në 25 Prill do e shikojnë kryetarin e tyre me barrë, shtatzanë 7 muajsh”

19 komente në “Pse brenda Partisë Demokratike po përçahen dhe lindin 7 parti të reja?”

  1. Mario says:

    PD mire dhe kaq, shume e ka zgjatur se eshte parti e sajuar nga Ramiz Alia me komuniste te maskuar sa per ti hedhe hi syve te botes ,e sa per te dale nga situata e 1991 si dhe per te realizuar qellimin final qe “ prape komunistet te mbeten ne fuqi”.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Moj PëDë në tridhjet vite

      polle rreth njëzet partiçka

      mbarsu-pill gjersa e ndrite

      moj PëDë të lumtë .içka!

      1. Shefqet Çela says:

        NSHRAK o NSHRAK.
        MË TË LUMTË, E KE HAK.

      2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        Gopist,me vjen keq,
        pooor gabimet ortografike,nuk mund ti toleroj!!!!!?
        Ke harruar nje p diku aty nga fundi.?

    2. Commi Vermins says:

      …une them 8 parti…7 eshte genjeshter…
      =
      LOL!

  2. aqifi says:

    ti je komplet i kompletum…ish drejtues i kld tashme analist…po ku si e pse ….komplet i kompletum

  3. kacaku says:

    Jo 7 po 70 parti te reja te dalin nga PD-ja , te gjitha do kene brenda tyre hajdute , matrapaze , kriminela , pisanjoze dhe persona te peshtire ….., nuk e kane fajin ata , por gjithe struktura e saj qe kur lindi dhe dari tani , eshte ADN-ja e saj , eshte partia a tille qe pranon ne gjirin e saj njerez te tille , si puna e vezes se gjarperit , kur eshte veze duket e mire ama brenda saj ritet nje perbindesh gati te sulmoje dhe te helmoje ………

  4. ANDON LARS says:

    Unë e dua këtë artikull! Sinqerisht, është plot humor. Por në të njëjtën kohë është një mësim i madh për demokracinë.

  5. Shqiptari says:

    Berisha,Luli dhe familjaret e tyre,tashme jane zhvirgjeruar prej kohesh.Nuk e kane me himenin e Virgjerise te ndershmerise,drejtesise,pasurise,korrupsionit dhe vjedhjes,vrasjes,mashtrimit,paaftesise dhe mashtrimit.
    Sado te mundohen ta qepin himenin e ndershmerise,dihet qe prostituojne ne politike orej 30 vitesh.

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    O Kreshnik,te flet Aleanca,jo Pashaj:
    Gjeta nje gabim ne shkrimin tend,
    jo ne pese shqiptare kater duan kryetar,
    por ne pese shqiptare,gjashte duan kryetar ?
    Nuk kam c’theme per shkrimin.

  7. Shefkiu says:

    Zoti Spahiu! Me lejoni t’ju ve ne dukje se ndoshta nga nxitimi keni harruar qe nga gjiri i PD ka dale dhe Aleanca Kuq e Zi.

  8. vlora says:

    Enver Hoxha ishte diktator por Sali Berisha ishte diktator,i koruptuar,vrases dhe percares i shqiptareve

  9. shoku i shkelzenit e argites says:

    Kurva thone qe pjelle kelysh shume
    pra PD cfare eshte???????
    mos habiteni salihi ka deklaru qe PD pas meje nuke
    ka ekzistenc
    kjo ishte partia demokratike e komunistave

  10. serveti says:

    KERSHNIKU BEN MIRE QE BEN KOMENTE DHE ARTIKUJ , HARROI BASHKEPUNIMIN ME PRESIDENTET E REPUBLIKES PER VENDET E PUNES , NGA KLD DERI TE VENDI GJYKATES , GJOBAT 300 00 EURO AI I SHPIKU………. TANI DEGJONI DICKA , SHPIKJA E FUNDIT E SALIUT , JANE KRIJIMI I PARTIVE TE TJERA , GJASME TE REJA , TAKTIKE E VJETER , SI ME POLLON < IMAMIN <TRITANIN < TOPIN , DHE TOPET E TJERE , TE GRUMBULLOJE VOTAT NEPERMJET TYRE , QE MBAS ZGJEDHJEVE , TI BASHKOJE , GJASME ALEATE DO JETE BUDALL POPULLI TI VOTOJE < MURRIZET < RUDINAT MALIQET DHE GJONET…………..

  11. Berti says:

    Pd e lsi duhen shkrire…cerdhe kriminelesh dhe hajdutesh.

  12. pedeja says:

    Kreshnik dakord por partine e Murrizit e ke shkruar dy hete. Ne kete menyre i ke hy ne hak PD duke i shtuar nje parti te re.

  13. Aqo Qinani says:

    Kjo foto e L.Bashs,t kujto ate foton e famshme “Lenini ne Tetor”,mjafto me i bo dy gishtat grusht dhe me i rras nji kasket n kok Lulushes…normal,ktheje n bardh e zi..dhe futi edhe nanji tym avull lokomotivash proletare afer përndaj aty midis..
    Dhe ,do kemi: L..enin Basha drejt marrjes se pushtetit me revolucjon proletarik… diçitura “Bashini ne pranver”…

  14. rexha 10 says:

    KA ARDHUR KOHA QE NE ATE VENDE 2 SHQIPTARE TE KRIJOJNE NJE PARTI. KJO SI REZULTATE SEPSE NUKE NDREQEN PER PAZARET QE BEJNE ,DHE JO SE DO TI SHERBEJNE ATIJE POPULLI ,APO VENDIT. PORE KETA NUKE QUHEN PARTI ,PORE CERDHE KRIMINELASH.

  15. kastro says:

    Ka zera qe thone,se po krijohen parti te reja,pasi Lulushi po angazhon lobin e vet….Eshte e qarte,se ka kohe qe kjo organizate heterogjene,po mpaket,po zbythet nga skena politike dhe kjo,fale grykesise dhe makuterise!Opzite – gjysmagjel,i thone,le te krujohen grupimet e reja,te pakten,do degjojme gjithfare qyfyresh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje